antipatia
“Fuck Trump!”
Antipatia e Robert De Niro-s për Donald Trump është e njohur, pasi aktori i famshëm hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen e tij për presidentit amerikan dhe çfarë ai përfaqëson.
Megjithatë, skena që u shpalos në skenën e çmimeve Tony përbën protestën më të fortë të yllit hollivudian. De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve dhe të tregojë se çfarë mendon në të vërtetë për Trump. Fjalia e parë që doli nga goja e 74-vjeçarit, kur ai hyri në skenë ishte: "Dua t'ju them një gjë. Trump, shko qi...u”(Fuck Trump).