Anna Momigliano
Marrëdhënia e komplikuar e Salvinit me Papën, një betejë për shpirtin e Italisë
Pak ditë më parë, ndërsa fliste në një takim elektoral në Foligno, një qytet i vogël në Italinë qendrore, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, tha se ndihej si babai i "60 milionë italianëve". Kryebashkiaku liberal i Milanit, Giuseppe Sala, u përgjigj se ai nuk do ta donte atë si xhaxha. Por Salvini nuk po fliste si politikan: Ai po fliste si një udhëheqës fetar.