analiza
PD-ja në gjurmët e PS-së në vitin 2005. Vetëm se deputetët e djathtë po ngrenë zërin
Situata në Partinë Demokratike është e rënduar dhe po reflekton mosaprovimin për manovrat e kryetarit të saj. Shenjat e para u dukën që pas zgjedhjeve lokale, ku PD-ja mori një goditje shumë të fortë; u mbulua me heshtje pasi Lulzim Basha, kryetari, shtyu analizën e humbjes me idenë e fitimit të kohës, dhe del sot në sipërfaqe pasi është momenti i përballjes. Shkak është bërë raporti i sugjeruar për analizën e humbjes i cili ka shkaktuar probleme.
Analiza e Blushit: Edi Rama, ky zbutës kombesh. U mburr me humbjen e kombëtares duke ulur të tjerët ( e plotë)
Duke marrë shkas nga konferenca e kryeministrit Rama një ditë pas ndeshjes me Serbinë dhe mesazhit që ai përcolli se pavarësisht humbjes në fushë, Shqipëria mori 3 pikë të arta për qytetarinë, deputeti Ben Blushi bën një analizë të këtij fjalimi të kryeministrit në gazetën Panorama. Blushi thotë se Edi Rama, u përpoq të nxjerrë merita personale në atë që ai e quajti humbje në fushë, por fitore jashtë saj.
Analiza e zgjedhjeve, Ristani pranon ineficencën e strukturave të PD-së
“Panorama” shkruan sot se ka zbardhur raportin e analizës se ku dështoi PD në zgjedhjet lokale. Raporti i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, Arben Ristani, dhe sekretari organizativ, Eno Bozdo, mbi humbjen e opozitës në zgjedhjet vendore 2015, ka qartësuar ndërhyrjen që kryetari i PDsë, Lulzim Basha, do të kryejë në strukturat e PDsë për riorganizimin e saj.
Guvernatori Sejko: Nisma anti-informalitet, po analizojmë efektet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një intervistë për “Oran News” ka analizuar situatën ekonomike në vend, por edhe ndikimin e aksionit anti-informalitet në vend. Guvernatorit tha se janë duke u analizuar efektet e aksionit, megjithatë sipas tij nisma anti informalitet do të rrisë çmimet. Por Sejko argumentoi se me rritjen e çmimit do të binte konsumi, çka do të ndikojë negativisht në ekonomi nëse aksioni do të jetë afatkshkurtër.
Një socialist i thjeshtë refuzon të bëjë analizat falas në spital: Jo, më parë analiza e zgjedhjeve në PS!
Mielli i bukës është i sigurtë
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka publikuar sot përgjigjet e analizave për miellin e bukës. ISUV ka marrë në shqyrtim 47 mostra dhe ka dalë me përgjigjen se ato kanë rezultuar negative. Analizat janë kryer në disa rrethe të Shqipërisë për praninë e “bacillus subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. Mostrat kanë rezultuar negative por ato nuk japin panoramë për të gjitnë vendin. Ky bakter prodhon substanca toksike dhe e tjetërson bukën, duke shkaktuar erë, etj..