Alsksis Cipras
Shënim: Politikani, tifoz i Europës
Me një shprehje të huazuar nga ish-ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui, kryeministri Edi Rama shëtit në Europë për të treguar peshën politike që ai vetë ka si lider, por dhe Shqipëria që drejton. “Shqipëria ka nevojë për Europën, aq sa Europa ka nevojë për Shqipërinë”,- ka theksuar shpesh Rama sa herë ka pasur përpara ndonjë panel me të huaj, ku ka prezantuar arritjet e qeverisë duke guxuar të kritikojë Europën për konservatorizmin që po tregon në çështje të politikës së zgjerimit.