alja rahmanova
Ditarët e Aljes
Ajo e përfytyroi jetën fillimisht përmes ditarëve. Aty në shtëpitë e thjeshta, vajza brune ëndërronte botën përmes shkrimit, për ta zbuluar më pas në një rrugëtim të ngjashëm me librat që shkroi. Alja Rahmanova (Galina Nikollajevna Xhugalina emri i lindjes) është shkrimtare e njohur zvicerane me origjinë ruse. Lindi më 27 korrik 1898, në familjen e një mjeku, në provincën Permsk të Perandorisë Ruse.