aksidentet rrugore
Ministri i Brendshëm: Mendoj se aksidentet duhet të klasifikohen si vrasje rrugore
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka folur sot në Kuvendin e Shqipërisë, për sigurinë dhe për reformën në drejtësi. Ministri, që është kritikuar së fundmi për shtimin e sanksioneve me burg për armëmbajtjen pa leje, ka hedhur një tjetër ide, kësaj radhe personale siç tha ai: “Personalisht kam qenë më i ashpër për armëmbajtjen pa leje. Por qeveria ka sjellë këtë ligj, duke respektuar propocionalitetin. Edhe për aksidentet, mendoj se nuk duhet të klasifikohen të tilla, por si vrasje rrugore, jo më si aksidente”, tha Tahiri.