aksi orrtodoks
Kamenos sqaron deklaratat për shqiptarët dhe aksin e krishterë
Shkaktuan valë reagimesh deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët ai tha se janë shumicë dhe për bindjen se Perëndimi duhet të krijojë një aks të krishterë si garanci për paqen. 18 deputetë konservatorë kërkuan interpelencë dhe shpjegime nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias nëse këto qëndrime janë edhe linja zyrtare e qeverisë greke.