Agron Xhafaj
Laboratorin për audio-përgjimin e zgjedh Italia
Dalin të tjera detaje nga dosja për Agron Xhafajn dhe Albert Veliun. Audiopergjimi mësohet se është derguar ne Itali, ku do jenë autoritetet e këtij vendi që do të vendosin se ku do të kryhet ekspertimi për materialin që u denoncua nga Partia Demokratike.
Burime nga Prokuroria thanë për Respublica se lënia në dorë të autoriteteve italiane për të zgjedhur laboratoin është bërë me qëllimin që të shmanget çdo intepretim për ndikim politik të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Fitore pa vlerë për PD-në/"Burgos" Agronin dhe lë ministër Fatmirin
Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dorëzuar pranë autoriteteve italiane të cilat kanë lëshuar një vendim dënimi për të. Përmes një letre publike të shpërndarë sot në disa media, Agron Xhafaj, thotë se po dorëzohet edhe pse nuk është i kërkuar.