AGI
As kumbara e AI nuk e di çfarë është Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme
AGI ose Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme është një projekt i OpenAI, për të cilin janë mbledhur plot 6.6 miliardë dollarë. Projekti synon të krijojë një mënyrë të re që "i sjell dobi të gjithë njerëzimit".
Por se çfarë është AGI nuk është ende e qartë. Madje, këtë nuk e ka të qartë as ajo që njihet si « kumbara » e AI.
Në një diskutim në samitin e lidershipit të inteligjencës artificiale të Credo AI, Fei-Fei Li, një studiuese me famë botërore, tha se as ajo nuk e di se çfarë është AGI.