adria e madhe
Kërkuesit publikojnë hartë të detajuar të kontinentit të zhdukur Adria e Madhe
Adria e Madhe është emri i një kontinenti që mendohet se qëndron i fshehur poshtë Europës Jugore. Kërkuesit kanë krijuar së fundmi një hartë të detajuar të këtij kontinenti të humbur e që u shfaq 240 milionë vjet më parë, pasi u shkëput nga Gondvana, një superkontinent që përbëhej nga ajo që sot është Afrika, Antarktida, Amerika e Jugut, Austrlia dhe pjesë të tjera toke. Adria e Madhe shtrihej nga ato që sot janë Alpet deri në Iran, por jo e gjitha kjo masë qëndronte mbi ujë.