adoleshentja
Gjendet në tunelet e Mosulit 16-vjeçarja gjermane
Para rreth një viti, një 16 vjeçare nga Gjermania, filloi të flasë në internet me rekrutues të Shtetit Islamik. Përqafoi Islamin, filloi të mësojë arabishten, u vesh me burkën muslimane dhe mori me vete Kuranin. Vajza flokëverdhë me sy me ngjyrë, Linda Ventsel nga qyteti i vogël Poulsnitz, u betua për besnikëri ndaj al-Baghdadi dhe u bë një prej të rejave europiane të rrjeshtuara në radhët e ISIS.