1 milione dollare
Në shah me 1 milionë dollarë
Pagesa e PD-së për lobim në ShBA është kthyer në çështje politike. Nuk dihet sesi 1 milionë dollarët e Lulzim Bashës ja kanë dalë që të kompensojnë në vëllim informacioni të përditshëm çështjen Tahiri dhe atë të trafikut të drogës.
Një mesazh i ambasadës së SHBA me foto montazhin e Donald Lu me Elvis Presley është një mesazh në këtë drejtim, por që merr vlerë vetëm në raport me politikanë si Lulzim Basha. I cili po hedh themelet e dështimit të projektit të vet politik, qoftë edhe me përgjigjet e veta aspak sqaruese për akuzën e 1 milionë dollarëve.