Çuna
Bravo Çuna!
Marrëveshja për zgjedhje të Lira e të ndershme është përshëndetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila vlerëson lidershipin e treguar nga Rama e Basha dhe durimin e popullit shqiptar. Ka reaguar edhe Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian, që thekson se marrëveshja për zgjedhje të lira e të ndershme është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Edhe OSBE-ODIHR ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me aktorët politikë për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.