Slideri Kryesor
Zvicra nuk mund të pretendojë më statusin e vendit neutral
Lufta në Ukrainë po sjell implikme të mëdha dhe serioze për shumë prej atyre që mund të quhen “klishe” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Zvicra, që së fundmi i është bashkuar sanksioneve kundër Federatës Ruse, nuk mund të pretendojë më se është një vend neutral.
1 milionë njerëz të zhvendosur nga tërmeti në Turqi
Tërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe tërmetet që pasuan kanë sjellë migrimin e 1 milionë njerëzve, një pasojë kjo domethënëse për të kuptuar atë që ka ndodhur.
Në të njëjtën kohë 18 mijë sirianë janë rikthyer në vendin e tyre, i goditur edhe ai nga tërmeti, por jo me ato pasopja dhe atë magnitudë si Turqia.
Mediat turke flasin për evakumin e 474 520 njerëzve, 105 683 që kanë lëvizur me mjetet e tyre dhe pjesa tjetër, diku te 300 mijë, që janë larguar pa u regjistruar.
Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”
Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.
800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi
Një vëzhgim i kryer për llogari të Komisionit Helenik të Lojërave të Fatit, rezulton se përgjatë vitit 2022 në Greqi u luajtën 1.4 miliardë euro në lojëra fati, kryesisht ato konvencionale si slote, apo edhe kazinove ilegale.
Në këtë aktivitet janë përfshirë 800 000 njerëz, prej të cilëve 12% kanë shpenzuar edhe 588 milionë euro në lojërave e fatit të ligjshme.
Intervista për Tanjug: Besoj se plani europian për Serbi-Kosovë pranohet më 27 shkurt
I Dërguari Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, deklaroi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, se shpreson që plani i BE-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të pranohet të hënën më datë 27 shkurt.
Mendoj se plani do të pranohet të hënën dhe ai do të jetë detyrues për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve, që duhet të përfundohet me firmosjen e një marrëveshjeje përfshirëse përpara anëtarësimit të të dyja vendeve në BE, do të vazhdojë më pas
Ballkani drejt shndërrimit në pikën kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase
Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se Pentagoni po mendon të furnizojë Ukrainën me armatim dhe municion duke përdorur ndërmjetës. Dhe me ndërmjetës nënkuptohen shtete si Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, apo edhe Serbia. Mediat serbe e kanë tërhequr lajmin në fjalë si shenjë të një politike që do ta angazhojë de facto vendin në luftë, përderisa e rreshtojnë atë në listën e rajoneve logjistike për ushtrinë ukrainase.
Duam bashkëpunim me Rusinë për një Traktat të ri START
Nën-sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Post” se SHBA dëshiron të rifillojë inspektimet e përbashkëta me Rusinë për kontrollin e armëve strategjike.
Ne do të donim të riktheheshim me inspektimet e përbashëkta. Do të donim të riktheheshim në një vend ku mund të ulemi në një tryezë dhe të flasim për zbatimin e traktatit
citohet ajo edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Tass".
Në prag të një epidemie anti-franceze në Sahel
Franca po humbet ndikimin në Afrikë dhe më e papritura këtë proces po e përcakton deri diku ambicia e Rusisë për të fituar terren në kontinent. Pas largimit të detyruar nga Mali, trupat franceze, të stacionuara me synime kundër përhapjes së terrorizmit në Sahel, po largohen edhe nga Burkina Faso, për t’u zëvendësuar nga rusët e grupimit efektiv “Wagner”.
Është një test i vërtetë për Francën. Nëse nuk do të shohë një valë të tillë në Afrikë duhet të ndryshojë qasjen
Lideri kryesor opozitar turk: Do bllokojmë për pesë vjet shitjen e pronave te të huajt
Lideri kryesor opozitar turk, Kemal Kılıçdaroğlu, ka deklaruar se do të bllokojë shitjen e pronave nga të huajt për pesë vjet nga ardhja eventuale e tij në pushtet.
Kur të vijmë në pushtet do të ndalojmë shitjen e pronave te të huajt për pesë vjet dhe nuk do ta heqim bllokimin derisa çmimi të bjerë
citohet politikani turk.
Përse do të martoheni me njeriun e gabuar
Thonë - dhe shumë herë është e drejtë - që zakonisht nuk martohemi me atë që dashurojmë. Është një e vërtetë, këmbëngulin pesimistët, që vlen për shumicën e njerëzve, pavarësisht racës e kombësisë, gjendjes ekonomike e nivelit arsimor. Por, përse ndodh kështu? Çfarë na shtyn drejt partnerit të gabuar ose më saktë drejt njeriut, që nuk e dashuruam në të vërtetë? Arsyet që parashtron Alain de Botton shpjegojnë se përse teksti i tij u bë kaq i njohur brenda pak orësh në “New York Times”: