Slideri Kryesor

Dil nga gara për Kryeministër!

Postuar në 03 Mars, 2023 22:53

 

Sot ka shumë njerëz në Shqipëri, e me gjasë edhe në trupin diplomatik që janë të gëzuar. Të gëzuar për poshtërimin publik që iu bë një burri 78 vjeçar, të cilit i morën një vulë të cilën dikur as e quante dhe të cilën siç thuhet dikur edhe arriti ta plaçkiste. 

Janë të gëzuar për të gjitha arsyet e mundshme, por shumica nga urrejtja personale. Kryeministri i pari sepse sheh te Sali Berisha një pikë singulariteti të frikës patologjike që ka patur dhe të faktit se detyrohet sot të jetë sërish përballë tij, në të njëjtin nivel diskreditimi publik. 

Trupi është biografia e të vdekurit*

Postuar në 03 Mars, 2023 15:35

 

Neutraliteti i Austrisë nuk justifikohet më

Postuar në 03 Mars, 2023 12:32

Pas vendeve nordike dhe kontaminimit strategjik të Zvicrës, është radha e Austrisë të merret në «pyetje» për neutralitetin e vet.

Non grata si indulgjencat

Postuar në 03 Mars, 2023 00:49

Gjatë mocionit me debat dje në Parlament, kryeministri Edi Rama paralajmëroi, apo la të kuptohej se në ShBA është duke u përgaitur një tjetër shpallje non grata për një tjetër njeri të politikës shqiptare. Ky ishte të paktën nënteskti kërcënues. 

Zoti Rama duket vetëm në këtë betejë, të paktën publikisht. Ai nuk ka me vete ambasadoren amerikane që arridi deri aty sa ndërhynte brutalisht në zhvillimet e opozitës. Por ai po flet si dikush që ka informacion në ShBA. 

IA, qysh tani teknologjia kryesore që nga bomba atomike

Postuar në 02 Mars, 2023 20:10

Një ish-inxhinier i Google, Blake Lemoin, që mori vëmendje pas deklaratave se një njësi e Inteligjencës Artificiale krijuar nga kompania në fjalë, ka fituar ndjesi, ka autorizuar pak ditë më parë një opinion në «Neësëeek» përmes të cilit thekson se IA-Inteligjenca Artificiale është aktualisht krijimi teknologjik më i rëndësishëm që nga bomba atomike. Teksa prezanton veten në rolin e tij të dikurshëm në Google, si zhvillues softesh dhe i përfshirë në projektin e LaMDA, që punon mbi motorrin e chatbot, por mbi parime krejt të tjera, Lemoin shkruan se në bisedat me IA kuptoi se mund të kishte

Takimi i parë që nga nisja e luftës

Postuar në 02 Mars, 2023 19:37

Në nisje të samitit të G20 në Indi, dy ministrat e jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë, janë takuar për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Agjencia “Reuters” raporton se Blinken i ka kërkuar Lavrov të ndalojë luftën dhe të prapësojë vendimin për anullimin e traktatit të ri START për armët strategjike. Takimi ka qenë në fakt spontan, 10 minuta bisedë në këmbë, pra jo në format delegacioni.

A mund të shmanget pandemia e H5N1?

Postuar në 02 Mars, 2023 13:42

Revista shkencore “Nature” i kushton vëmendje së fundmi eventualitetit të një pandemie të re për njerëzimin. Asaj të shkaktuar nga gripi i shpenëve. Kjo nisur edhe nga parashikimet se një pandemic e tillë do të mund të kishte pasoja fatale në masë, krahasuar edhe me pandeminë e CoVid-19. Një djalë 11 vjeç p.sh vdiq në Kamboxhia pasi u prek nga gripi i shpendëve, ndërkohë që është raportuar se virusi ka lëvizur nga një specie gjitarësh te një tjetër dhe ka shkaktuar vdekje në masë te shpendët dhe luanët e detit në Peru.

Nën hetim për vonesë në karantinimin e Lombardisë gjatë pandemisë

Postuar në 02 Mars, 2023 13:09

Ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte është vendosur aktualisht nën hetim për vonesa në reagimin ndaj pandemisë së CoVid-19 duke sjellë për pasojë 4000 vdekje që mund të ishin shmangur. Pas tre vjetësh hetime, prokurorët e Bergamos e kanë akuzuar Conten dhe 16 zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza për refuzim të këshillave të shëbndetit publik për imponimin e kufizimeve në zonën e prekur nga CoVid-19.

Doktor Adhamudhit nuk i ka mbetur se çfarë të krrejë që të shpëtojë veten

Postuar në 02 Mars, 2023 12:46

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Kuvendin e Shqipërisë për t’iu përgjigjur kërkesës për mocion me debat nga opozita lidhur me çështjen "McGonigal".

Siç mund të merret me mend, z. Rama i ka ikur përgjigjeve për pyetjet reale për natyrën e njohjes me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në New York, marrëdhënien e tij me të dhe lidhjen eventuale mes fakteve në akuzë të pagesave për lobim dhe dijenisë së tij mbi këtë çështje.

Foto/Mësim anatomie në Spanjë

Postuar në 01 Mars, 2023 18:59

Një mësuese në Spanjë, Verónica Duque, ka menduar ta ilustrojë anatominë njerëzore përmes një kostumi të veshur në trup, me organet ilustruese që përkojnë me pjesët reale të tyre në trup. Një gjetje që e shndërron mësimin në ekzibicionizëm të pastër dhe një zgjedhje joshumë konvencionale, megjithë fuqinë shpërthyese pedagogjike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor