Slideri Kryesor
Jemi në luftë botërore
Presidenti hungarez Victor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë shndërrimit të një konflikti lokal në konflikt global. Në një intervistë për radion hungareze ai ka akuzuar liderët perëndimorë si të obsesionuar nga ethet e luftës duke vijuar furnizimin e Ukrainës me armë.
Në vend se të promovojnë unanimisht paqen, bota është e ndarë. Turqia, shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan armëpushim dhe bisedime paqeje
Letra shpallet zakon prapanik. Drejt Kadastrës me regjistra online
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Agjencisë së Kadastrës, duke i dhënë uratën të vjetrit, Aratn Lames. Në fjalën e vet, mbajtur nën praninë domethënëse të drejtoreshës së Agjecisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaj, ndër të tjera z. Rama tha:
Cili Kryetar do jetë në fletë votimi?
Shikoni lëmshin që ka krijuar Partia Demokratike. Ajo me vulë dhe ajo pa vulë. Sot është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të saj. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi, në dritën edhe të vendmit të fundit të Gjykatës së Apelit, deklaron se do të regjistrojë partinë e vulës meqenëse sipas tij, në kuptim të Ligjit, kryetar i PD-së figuron Lulzim Basha.
Zbulohet “ikona e re” e Tiranës
Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të Tv Klan. Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, ai paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit. Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio.
Borxhi përmbarimor i ministrive shkon 100 milionë dollarë
Në një intervistë për MCN Tv, nënkryetari i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Besmir Kodra, ka deklaruar se borxhi përmbarimor që disa ministri kanë si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore shkon deri në 100 milionë dollarë. Ai ka sqaruar se ministritë përdorin artifica juridike për t’i ikur detyrimeve duke dhënë kështu një shembull të keq për mbarë shoqërinë dhe duke dëshmuar një vullnet politik që bie ndesh me zotimet bazë të qeverisë aktuale.
Një kimist detyron Hollandën të mobilizojë 24 mld € për kompensimin e fermave që do mbyllen
Johan Vollenbroek është një kimist që sipas mediave si “Politico” ka vënë në diskutim të ardhmen e fermerëve hollandezë. Ai është kërcënuar disa herë me vdekje sidomos për shkak të betejave të tij kundër ndotjes të shkaktuar nga nitrogjeni.
Është e qartë se fermerët në mbarë Europën duhet të kalojnë në një fazë tranzicioni
citohet ai.
Çfarë ka brenda një kavanozi Nutella?
Nutella është një nga produktet italiane më të dashura në vendin ku prodhohet, por edhe më gjerë në Europë. Emisioni “Patti Chiari” në radio-televizionin zviceran italisht-folës, në një prej puntatave të tij, analizoi kremin popullor të kompanisë Ferrero. Doli se Nutella përbëhet nga 70% sheqer dhe vaj palme (i cili do të përkufizohej më mirë si yndyrë pasi është i ngurtë dhe ka një pamje të ngjashme me gjalpin, siç shihet në foton më poshtë ku është pozicionohet pranë lajthive).
Luftën në Ukrainë nuk e provokoi vetëm Rusia
Në një intervistë për televizionin italo-zviceran, RSI, Papa Françesku ka komentuar luftën aktuale në Ukrainë, që sipas tij nuk ushqehet vetëm nga ambiciet imperiale të Rusisë.
Polonia po përfshihet në konflikt
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se ndërtimi i një baze stërvitore polake në Ukrainën Perëndimore, do të sjellë përfshijen e Polonisë në luftë. Gjatë një komunikimi me gazetarët Zakharova ajo e ka cilësuar ndërtimin nga kompania polake Lubawa S.A. të një qendre stërvitore në rajonin Volyn si një përfshirje të drejtpërdrejtë të Polonisë në konflikt, duke theksuar se:
objektet ushtarake në Ukrainë janë shënjestra legjitime për forcat e armatosura ruse
Kombi po bëhet edhe me unazë
Në një lidhje televizive në Tiranë, Artan Grubi, zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar ndër të tjera se:
Do të arrijmë heqjen e kufirit me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë shumë më tepër se lëvizje të mallrave e të njerëzve.
Do të mundësojë që njerëzit të njihen më tepër, martesat të bëhen më të shpeshta midis shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë do mund të blejnë prona në Durrës, apo Tiranë.