Slideri Kryesor
Njerëzit e duhur për të bërë kthesën për Ballkanin Perëndimor
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, president i Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, prezntohet sot në “Politico” me një opinion, përmes të cilit u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të hedhin një hap historik në Ohër, më 18 mars të këtij viti. Duke sjellë shembull Gjermaninë, Ischinger vë në dukje se nëse Lufta në Ukrainë detyroi Berlinin të rishihte politikën e vet energjetike, dhe të bënte Kthesë – Zeitenwende – në të njëjtën mënyrë, edhe Serbia dhe Kosova duhet të pajtohen tashmë për të ardhmen e tyre.
Një episod spiunazhi në Greqi...përballë agjentëve rusë të gardhit të uzinës së Gramshit
Gazetat greke njoftojnë për ekspozimin nga shërbimi sekret I Greqisë të një agjenteje të huaj, prezantuar nën identititetin Maria T., por që në fakt quhet Irina.
U rishfaq Rosinanti!
Është shfaqur sot në një takim me përfaqësues të biznesit të madh kryeministri Edi Rama, të cilit i ka ardhur goja sërish pas stuhisë me FBI-në, ku mbeti për disa javë memec dhe vuv. Dhe mbeti i tillë duke rrezikuar shumë, sepse të gjithë panë se jeta vazhdon dhe është më e mirë pa ndotjen akustike të gënjeshtrave të këtij njeriu, se madje problem psiko-social i këtij vendi është pikërisht pushteti i tij.
Nga Tirana në Orkestrën kombëtare të Belgjikës
Një betejë që parathotë se çfarë torture proceduriale do jenë zgjedhjet
E ashtuquajtura dramë parazgjedhore në Shqipëri u konsumua si të gjitha ato që kemi parë: në zgjedhje do garojnë po ata që kemi parë vërdallë këto dekada. Pavarësisht se çfarë komente bëri Ilirjan Celibashi.
Skena është po ajo: PS përballë PD+LSI dhe një parti me vulë PD-je që apelon mesazhin e bashkimit për të konfonduar deri në fund elektoratin dhe për të ruajtur një rezervë riintegrimi nesër.
BQE rrit normën e interesit
Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në 3%.
Vendimi është marrë për të përballuar inflacionin në dritën e vlerësimeve se “inflacioni do të mbetet shumë i lartë për shumë kohë”.
Banka ka siguruar po ashtu se stabiliteti bankar është i qëndrueshëm në zonën e Euros, garanci këto që lidhen me falimentimet bankare në ShBA.
Fitojmë minimumi 31 bashki, s'kemi nevojë për garanci brenda koalicionit
Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se në koalicionin mes PL dhe “Rithemelimit” nuk ka asnjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve në listën e Këshillave Bashkiak.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Caka tha se në vazhdën e vendimeve të KQZ dhe KAS u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim dhe garë asnjë figurë potenciale dhe se kjo nuk do të thotë që kjo është një tërheqje e PL.
Më tej, Caka tha se koalicioni fiton së paku 31 bashki dhe ndër to dhe bashki të mëdha.
Video/Lufta e Europës nëpër stadiume
Mediat italiane pasqyrojnë një situatë të ndezur në rrugët e Napolit, ku rreth 600 tifozë të Eintrahtit janë përleshur me policinë në prag të një ndeshjeje për tetëshen e kupës së Kampioneve. Tifozëve gjermanë u janë bashkuar edhe disa ultras të Atalantës për të ofruar kështu të vetmin spektakël baruti të Europës së sotme: atë të tifozëve të sportit.
Shuhet "star i mediave britanike". Shqipëria katranoset me drogë e korrupsion, Berisha shpallet lideri i opozitës
Ka një luftë mediatike që po zhvillohet mbi Shqipërinë, sidomos në mediat britanike. Gazeta “The Guardian” flet për shpalljen e lumit Vjosa parkë kombëtar, diçka që u pompua me të madhe nga kryeministri Edi Rama, qartazi në një përpjekje për lajme të mira nga vendit i tij i njollosur. “Spectator” dhe “Financial Times” flasin keq, nëse konsiderojmë keq zbardhjen e narko-realietit të Shqipërisë.
Demografia, tranzicioni, sëmundshmëria në Shqipëri
Në një intervistë për MCN Tv, sociologu dhe studiuesi i demografisë, Arjan Gjonça, flet për disa dukuri të injoruara nga politikat zyrtare por që në fakt janë në plan të parë për nga rëndësia. Tanzicioni demografik, moshimi, emigirmi, sëmundshmëria, janë probleme që përcaktojnë atë që mund të quhet “hapi zhvillues” i një shoqërie, e cila në kushtet e strukturimit të vet duhet të planifikojë dhe stimulojë për të shmangur problemet e së nesërmes. A e bën këtë Shqipëria? Si përherë rrëmujë. Ndiqni intervistën e z.