1 milionë njerëz të zhvendosur nga tërmeti në Turqi

Postuar në 25 Shkurt, 2023 16:42

Tërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe tërmetet që pasuan kanë sjellë migrimin e 1 milionë njerëzve, një pasojë kjo domethënëse për të kuptuar atë që ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë 18 mijë sirianë janë rikthyer në vendin e tyre, i goditur edhe ai nga tërmeti, por jo me ato pasopja dhe atë magnitudë si Turqia.

Mediat turke flasin për evakumin e 474 520 njerëzve, 105 683 që kanë lëvizur me mjetet e tyre dhe pjesa tjetër, diku te 300 mijë, që janë larguar pa u regjistruar.

Autoritetet turke kanë kthyer po ashtu në Siri trupat e 2000 sirianëve të vdekur, që janë identifikuar. Një katastrofë e gjerë që duket se ka vënë në provë serioze kapacitetet e shtetit turk për t’iu përgjigjur si dhe ka hapur plagën serioze të ndërtimeve në shkelje të ligjit dhe kërkesave teknike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.