Lideri kryesor opozitar turk: Do bllokojmë për pesë vjet shitjen e pronave te të huajt
Lideri kryesor opozitar turk, Kemal Kılıçdaroğlu, ka deklaruar se do të bllokojë shitjen e pronave nga të huajt për pesë vjet nga ardhja eventuale e tij në pushtet.
Kur të vijmë në pushtet do të ndalojmë shitjen e pronave te të huajt për pesë vjet dhe nuk do ta heqim bllokimin derisa çmimi të bjerë
citohet politikani turk.
Parlajmërimi lidhet me faktin se në Turqi, për shkak të zhvlerësimit të monedhës vendase, shtetas të huaj, kryesisht rusë, irakenë, iranianë dhe gjermnë kanë blerë masivisht pronanë vend, sidomos në Antalia ku ka shumë resorte turistike. Për më tepër që të huajt janë të përjashtuar nga TVSH-ja nëse blejnë shtëpi me monedhë të huaj, diçka që ka sjellë ngritje çmimesh dhe një lloj diskriminimi të qytetarëve turq. Situata e shtëpive dhe çmimeve shtrëngohet edhe më shumë nga pasojat e tërmetit të 6 shkurtit që duket se ka nxjerrë në sipërfaqe një valë pakënaqësie në vend ndaj administratës së Erdogan, moment që duket se është kapur nga opozitari turk.
Comments
Nuk ka ndonje shans qe te
Nuk ka ndonje shans qe te ndalohet shitja e pronave te te huajt ne Turqi. Ky Qemali, qe nuk ka as je shans te fitoje aq sa te ndryshoje kushtetuten, e di qe kjo do te frenonte lumin e valutes qe po hyn ne Turqi nga shitjet. Dhe kete nuk e do askush
Add new comment