Slideri Kryesor

Pa kthim pas nga Veriu

Postuar në 26 Maj, 2023 15:11

Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje pulsin e radhës në Kosovë, teksa raportohet tensionim i situatës në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pamjet e shpërndara nga media të ndryshme dëshmojnë për një acarim episodik mes qytetarëve të kombësisë serbe dhe forcave policore të Kosovës që asistojnë marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe.

Rrezik për Francën nga "dhuna jocivile"

Postuar në 25 Maj, 2023 16:03

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për një proces decivilizimi për shkak të një dhune në rritje që ka mbërthyer shoqërinë.

Duhet të jemi të pakompromis për themelet. Nuk ka dhunë legjitime, verbale apo ajo kundër një personi. Ne duhet të punojmë në thellësi për të kundërvepruar ndaj këtij procesi jocivil

citohet ai nga e përditshmja franceze, "Le Parisien".

Mitsotakis: Do votojmë kush është qeveria, jo kush është opozita

Postuar në 25 Maj, 2023 12:52

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar një ditë më parë se zgjedhjet e reja të 2 qershorit do të zhvillohen për të caktuar se kush do të qeverisë dhe jo kush do të drejtojë opozitën.

Ne do të votojmë për atë që do të jetë qeveria dhe jo kush do të jetë opozita

citohet ai.

Rusia firmos marrëveshjen për dislokimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi

Postuar në 25 Maj, 2023 12:38

Rusia dhe Bjellorusia kanë firmosur së fundmi marrëveshje për dislokimin e armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë.

Gjatë takimit u firmosën dokumente që përcaktojnë procedurën e ruajtjes së armëve bërthamore jostrategjike ruse në një objekt të posaçëm në territorin e Republikës së Bjellorusisë

citohet Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në fund fasada nuk prodhon më asgjë

Postuar në 25 Maj, 2023 12:30

Gjatë një diskutimi në Parlament, një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duke mbrojtur projektligjin për rishikimin e pagave të funksionarëve publikë, ndërtë tjera tha se:

Ne do të përballemi me sfida të mëdha të burimeve njerëzore. Është e vërtetë që ne kemi investuar në spitale të mira, por neve na duhen edhe mjekë, edhe infermierë…

Ndahet nga jeta Tina Turner

Postuar në 24 Maj, 2023 21:57

Këngëtarja Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

“Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një mikeje të dashur që na lë të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj”, u njoftua në faqen e saj të Instagramit.

Vitet e fundit, ajo është përballur me një sërë problemesh shëndetësore, që nga kanceri, një goditje në tru dhe problemet me veshkat.

Planeti nuk mund ta përballojë rritjen e shpejtë edhe për shumë kohë

Postuar në 24 Maj, 2023 19:45

Çfarë do të ndodhë nëse njerëzimi vijon t’i konsumojë burimet e kufizuara të planetit sikur ato të mos kishin fund. Duke u nisur nga kjo pyetje, një gjysmë shekulli më parë, një grup mendimtarësh u mblodhën në atë që u quajt Klubi i Romës.

Përpjekjet e tyre krijuan në vitin 1972 gazetën tashmë të famshme, "Kufijtë e rritjes", në të cilën ata modeluan atë që mund të presë njerëzimin pas disa vitesh.

Stoltenberg: Perëndimi duhet të kuptojë sa e rrezikshme do të ishte fitorja e Putinit

Postuar në 24 Maj, 2023 17:01

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje Gjermanisë që të rrisë shpejt shpenzimet e saj për mbrojtjen. Për gjermanen “Der Spiegel”, ai thotë se pret që së shpejti të ketë një debat nëse do të furnizohet Ukraina me avionë luftarakë.

Blerja e votës është normë e vjetër

Postuar në 24 Maj, 2023 14:20

Fakt: grupi Meta – Berisha i humbi zgjedhjet. Apo edhe Votimet. i humbi edhe duke marrë 500 mijë vota siç e sjellin në vëmendje këtë fakt apologjetët e absurdit. 

As riciklimi nuk na shpëton nga plastika

Postuar në 24 Maj, 2023 13:35

Riciklimi nuk është mënyra më e miër për t’u çliruar nga mbetjet plastike. “Plastika është e papajtueshme me një ekonomi që funksionon mbi parimin e qarkut të mbyllur”, thuhet në raportin e fundit të Greenpeace. Ndërsa pritet të iniciojë bisedime të reja për një traktat të ri global për plastikën, Greenpeace thekson se shpërbërja e këtij materiali për riciklim prodhon ndotje mikroplastike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor