Slideri Kryesor

Një kurth ballkanas zë sërish Perëndimin

Postuar në 31 Maj, 2023 18:20

Ka një seri lajmesh që këmbëngulin në përhapjen e mesazheve të SHBA se Kosova do të përballet me pasoja pas veprimeve që kreu në Veri. Deri më tani e vetmja pasojë është i ashtuquajturi përjashtim nga stërvitja “Defender 2023” dhe për  më tej edhe mungesa e mbështetjes së amerikane në njohjet e reja.

Pakti i ri për emigracionin kundërshtohet ashpër nga grupi i Vishegradit

Postuar në 31 Maj, 2023 16:45

BE-ja dëshiron të kompensojë shtetet që mbajnë barrën më të madhe të emigrantëve, duke i shpërblyer me 22 mijë euro për secilin prej tyre. Shifra doli gjatë negociatave midis ambasadorëve evropianë javët e fundit. Një shumë të tillë do të detyrohen ta paguajnë vendet që nuk pranojnë të strehojnë emigrantë në territoret e tyre.

Kurti hap dyert për zgjedhje të parakohshme në Veri. Të tërhiqen bandat dhe vetëm protesta paqësore

Postuar në 31 Maj, 2023 15:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një diskutiminë Bratislavë, se ai është i gatshëm të dëgjoj dhe me gjasë të dakordësohet për zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut nëse protesta do të ishte paqësore.

Duke folur për tesktin e marrëveshjes së Ohrit, të ciëls sipas tij, Vuçiç i tha po, por nuk e firmosi, Kurti vuri në dukje një pjesë problematike të tij:

Plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 31 Maj, 2023 12:53

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Forumin e Bratislavës se Bashkimi Europian po mendon një plan të ri zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, von der Leyen, ka mbajtur në vëmendje rajonin tonë që sipas saj është prekur nga pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Lajme opozitare për sanksione të BE-së

Postuar në 31 Maj, 2023 12:13

Në një postim në tuiter ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi citon burime nga BE-ja sipas të cilave të paktën 3 shtete anëtare po përgatisin paketë për ndërprerej të fondeve IPA për Kosovën dhe pezullim të liberalizimit të vizave.

Postimit i është përgjigjur raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon që deklaron se nuk e ka dëgjuar një lajm të tillë, por prekja e këtyre dy elementëve as mund të imagjinohet.

Një sekretar Shteti që prononcohet për godina komunash

Postuar në 31 Maj, 2023 09:54

Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar sot sekretari amerikan iShtetit, Anthony Blinken. Ndër të tjera ai shprehet

Serbët pranojnë dhunën ndaj KFOR-it. Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit

Postuar në 31 Maj, 2023 01:56

Aleksander Vuçiç duket se ka gjetur një mënyrë për të amortizuar me diplomaci të deleguar gabimin e bërë në Veri të Kosovës. Duke qenë se nuk mund të dënojë dhunën e njerëzve të vet, duke qenë se KFOR u sulmua në mënyrë të paprovokuar, pala serbe ka vënë në lëvizje Kishën. 

"Defender 2023" përfundoi më 26 maj. Kosova u përfshi pikërisht për shkak të Veriut

Postuar në 30 Maj, 2023 21:38

Durim Abdullahu, ligjërues në UP, thotë se Kosova është përzgjedhur për stërvitjet “Defender” për shkak të veriut.

Ai ka thënë se “Defender 2021” ka qenë faza e kapërcimit të madh të bashkëpunimit SHBA-Kosovë në nivelin e sigurisë. Mundësia e një konflikti në veri, ka theksuar ai, ka qenë argumenti me të cilin Kosova është përfshirë në këto stërvitje.

Mesazh për brenda dhe jashtë Kosovës: Pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje!

Postuar në 30 Maj, 2023 20:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, kryetarët e dalë prej tyre  janë të vetmit që kanë legjitimitetin të jenë në institucionet vendore dhe në shërbim të qytetarëve.

Kreu i qeverisë së Kosovës e bëri këtë reagim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kosovës i anulohet pjesëmarrja në stërvitjet “Defender Europe 2023”, e se SHBA-ja ka pak entuziazëm që të angazhohet për Kosovën me shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe avancimin në rrugën euroatlantike.

"Përshkallëzimi në veri të Kosovës, strategji e Perëndimit"

Postuar në 30 Maj, 2023 19:58

Kreu i komisionit parlamentar serb për Kosovë-Metohi, Millovan Drecun, thotë se Albin Kurti ka pasur mbështetjen e shteteve të Quintit për veprimet e tij më të fundit në veri të krahinës.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor