Slideri Kryesor
Kurti ka mbështetje të pakufizuar nga SHBA, Britania dhe Gjermania. Apelit i mungon Franca
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dalë në një intervistë në Tv Prva, ku ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Në një shfaqje karakteriale të tijën, Vuçiç ka bërë interpretimin regjizorial të pamjeve të shpërndara në mbarë botën e ku shihen huliganë që qëllojnë mbi KFOR-in.
Orban: Ka shumë bla-bla në politikën europiane
Bashkimi Evropian nuk është më kompetitiv, ndaj i duhen më shumë njerëz të përkushtuar dhe me pasion. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri këtë deklaratë pas një takimi në Bruksel me Santiago Abascal, lideri i ekstremit të djathtë spanjoll.
Sipas tij, politika e BE-së dominohet nga gjithnjë e më shumë "blah blah" dhe asnjë veprim konkret në fund.
Sipas euroskeptikut Orban, BE-ja ka nevojë për politikanë “që duan diçka, që kanë ende energji, përkushtim dhe pasion”. Sipas tij, ata që mendojnë në këto linja duhet të punojnë së bashku.
Qyqet e Tiranës nuk parathonë asgjë për Kosovën
Në Kosovë ka zhvillime të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë perëndimit. Siç mund të merret me mend një kalama i përkëdhelur si kryeministri Edi Rama nuk mund të qëndrojë jashtë. Ai po ulet në një tryezë ku nuk e fton kush dhe këtë e deklaroi gjatë intervistës në “Opinion” kur deklaroi se kishte takuar në Bratislavë dhe Moldavi, Kurtin dhe Osmanin, por nuk kishin folur për situatën në Veri sepse pala kosovare nuk e kishte hapur atë diskutim. Një bllok i qartë ky përkundrejt dikujt që e ka çdo gjë teatër personal.
Pija që hap derën e mëkatit
Romakët e lashtë e nderonin verën. Pije e arritshme për masat, vera ishte element themelor i jetës së zakonshme dhe pjesë e domosdoshme e ekonomisë dhe tregtisë romake. Përdorej në një sërë praktikash: si ilaç në trajtimet mjekësore, si përbërës i zakonshëm në gatim dhe në ceremonitë fetare. Pavarësisht vendit që kishte në jetën e përditshme të romakëve, burimet antike dëshmojnë vazhdimisht se ishte pije problematike kur konsumohej nga gratë. Roma e lashtë ishte një shoqëri patriarkale në të cilën gratë perceptoheshin si objekte që u përkisnin burrave.
Video/Sulm fizik në Mitrovicën e Veriut
Ministri i Brendshëm i Kosovë, Xhelal Sveçla ka shpërndarë më datë 1 qershor videon e një sulmi huliganësh siç e quan ai në një shesh në Mitrovicën e Veriut.
Borrellit i kujtojnë kushtin e 4-t: Hetim dhe procedim i sulmuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it
Josep Borrell ka publikuar tre kushte për Kosovën në mënyrë që ajo siç thotë ai të mos ketë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE-në.
- Zgjedhje të reja lokale
- Sigurim i pjesëmarrjes së serbëve
- Nisje e punës për krijimin e Asocacionit
Në një replikë me të, Raporterja Viola von Cramon shton edhe një kusht:
Hetim i plotë dhe procedim i atyre që sulmuan ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it
Brazili: Perëndimi duhet ta shmangë Luftën e Tretë Botërore
Këshilltari i presidentit brazilian për politikën e jashtme, Celso Amorim, thotë se Perëndimi duhet të shmangë përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë. Për Financial Times, ai është shprehur se nëse aleatët perëndimorë të Ukrainës, rrezikohet një Luftë e Tretë Botërore.
Vuçiç nisi të fyente serbisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar diçka rreth takimit të saj me homologun serb, Aleksander Vuçiç në Moldavi, duke vënë në dukje se ai ishte takim i kërkuar me insistim nga Macron, presidenti i Francës. Në tryezën e diskutimit, Osmani thotë se ka vënë në dukje faktin se Vuçiç nuk pranon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën mori zotim verbal, por nuk ka firmosur.
Saliu nuk është Zgjidhja!
Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje
Ky është slogani i ri i Rithemelimit. Sektori i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha. Ka 30 vjet që dëgjojmë zhurmën për zgjedhje të lira, aq sa të vjen të thuash: nuk i dua zgjedhjet fare. Por megjithatë meqë jemi të zgjedhjet, pse nuk hap njëherë Rithemelimi zgjedhjet brenda vetes, sepse humbi. Humbi thellë. E pastaj të flasë për kauzën e demokracisë.
Odiseja e një regjisori shqiptar në Korfuz