Vuçiç nisi të fyente serbisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar diçka rreth takimit të saj me homologun serb, Aleksander Vuçiç në Moldavi, duke vënë në dukje se ai ishte takim i kërkuar me insistim nga Macron, presidenti i Francës. Në tryezën e diskutimit, Osmani thotë se ka vënë në dukje faktin se Vuçiç nuk pranon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën mori zotim verbal, por nuk ka firmosur.
E pyeta nëse e konsideron marrëveshje atë të Ohrit. Është pyetje kyçe sepse u zotua në Bruksel e pastaj thotë se s’do ta implementojë duke vënë në pikëpyetje gjithçka. Së dyti, i kërkova të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe së treti që të heqë përkrahjen për bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë. Dhe në fund ritheksova përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve
ka thënë Osmani.
Sipas saj, pas kësaj ndërhyrjeje, presidenti serb ka nisur të shajë në gjuhën serbe, diçka befasuese nga një politikan me përvojë, por edhe tregues se situata aktuale ka provokuar nervozizëm në Beograd, pasi ka nxjerrë në pah karakteristikën e politikës reale serbe në Kosovë.
Add new comment