Një kurth ballkanas zë sërish Perëndimin

Postuar në 31 Maj, 2023 18:20

Ka një seri lajmesh që këmbëngulin në përhapjen e mesazheve të SHBA se Kosova do të përballet me pasoja pas veprimeve që kreu në Veri. Deri më tani e vetmja pasojë është i ashtuquajturi përjashtim nga stërvitja “Defender 2023” dhe për  më tej edhe mungesa e mbështetjes së amerikane në njohjet e reja.

Le ta mendojmë për një çast çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se SHBA po merr një pozicion më neutral në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duke sinjalizuar ndërkohë se nuk e mbështet qeverinë Kurti. Situata e fundit prodhoi edhe një fakt publik që e dëmton SHBA: ato nuk e kontrollojnë Albin Kurtin si kryeministrat e tjerë ndaj edhe duan t’i japin një mësim të mirë.

Mirëpo paralel me këto mesazhe vendimi i NATO-s për të shtuar me 700 forca njësitë në Kosovë, nënkupton se në planin e përgjithshëm asgjë nuk ka ndryshuar. Se Kosova është hapësirë perëndimore dhe se ushtria serbe në gatishmëri në kufirin me Kosovën provon ndër të tjera se ku përkufizohet vija ndarëse dhe se barazimi mes Serbisë dhe Kosovës në Perëndim është ende larg.

Nga ana tjetër është disi e habitshme të flasësh për sanksione ndaj një gjesti, apo akti. Zakonisht sanksionet vendosen për politika të caktuara, përndryshe masat tingëllojnë si hakërrime tekanjozësh.

Sigurisht kjo nuk kishte pse të ndodhte, por është pjesë e evolucionit të një marrëdhënieje politike. Mjaft vende e kanë kaluar këtë gjë, Greqia, Italia, sa për të përmendur dy raste dhe sërish janë aleatë të SHBA. Kosova nuk ka pse të bëjë përjashtim sidomos në rastin e tanishëm ku oferta perëndimore dhe e SHBA për qeverinë e Kosovës nuk ishte për zgjidhje, por nënshtrim.

Nga ana tjetër, mania për të ekstremizuar interpretimin e qëndrimeve të SHBA në mediat dhe mjedisin politik shqiptar dëshmon se çfarë e mban ndër të tjera mbrapa këtë vend. Sesi kjo lapërdhi e përgjithshme e ka katandisur këtë shoqëri në një tufë pa dinjitet që bën tifo në Facebook. Mund të argumentohet kundër qëndrimeve të Kurtit përherë, sikundër ndaj çdo qeverie, por nuk mund të jetë argument I pjekur dhe bindës thjesht përsëritja e fjalisë: na tha Amerika, ul kokën e prano! Nëse Aleksander Vuçiç është në gjendje të ndikojë në vendimmarrjen perëndimore dhe të SHBA me një ditë incidente, ky nuk është problem i Kosovës, por i Perëndimit, që nuk po di të formulojë politika për shumë rajone tashmë. Të mos e gjykojmë për kaq shumë sepse në fund të fundit përgjegjësia është e ndarë në këtë botë. Por edhe me këtë fakt të pamohueshëm, ne duhet të themi me plot gojën se kërkesa ndaj qeveris Kurti nuk ka asnjë bazë, politike dhe ligjore. Është thjesht poshtëruese, është dëshmia e ushtrimit të atributit të protektorit në mënyrë të panevojshme, sepse Kurti nuk është aq i fuqishëm sa të kthejë politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Askush nuk do vetëvrasje, por ama dikush do merrte përgjegjësi për t’i treguar Aleksander Vuçiçit dhe Serbisë se ku e ka kufirin. Pati shumë që thanë se Kurti ra në kurth. Të kujt dhe për çfarë? Çfarë ka fituar Serbia, e cila mund të thuhet se ra në kurthin e dytë pas bojkotit të zgjedhjeve dhe bojkotit të njësive policore në veri; e që është artikulimi i qëndrimeve ekstreme aplikimi i të cilave është vetëm Lufta. Atë që nuk e bën dot.

Është turp për SHBA sot që teksa flet për dhunën ndaj ushtarëve të KFOR nuk u vë emër agresorëve, por këtu nuk ka pse të kërkojë aleancë dhe solidaritet sepse edhe shërbëtori në fund të ditës shkon në shtëpi të vet. Na mbetet vetëm të shpresojmë që SHBA është një shtet që di të mësojë nga gabimet që bën dhe në këto 30 vjet ka bërë shumë të tilla, sikundër do pranuar se është shteti i vetëm ndoshta në histori që ka krijuar kaq hapësirë lirie në mjedisin ndërkombëtar pa shkelur kufirin objektiv të nevojës për stabilitet. Nuk jetojmë në botë ideale.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Cfare e demtonte Shba-ne? Qe nuk kontrollojne Kurtin? Sa krenar na ben ky Kurti.
Edhe Enveri na bente krenar per te njejten gje.
Por mua me kujtohet nje film antiamerikan i viteve 70 qe kishte vertet kuptim, dhe ku Shba ishin vertet pergjegjes. "Njerezit duan te jetojne". Ky ishte titulli.
Dhe tani hiqini thonjezat dhe shtrojeni ne tavoline kete thenie: Njerezit duan te jetojne.
Pak inteligjence per ta zgjidhur pa qene nevoja per te gjetur fajtor do ishte me e dobishme per njerezit.
Dhe kur them njerezit nuk i ndaj ne shqiptare dhe serbe.

Submitted by redaksia on

Nuk na ben krenar askush - ne kete faqe online - keshtu qe ate mbaje per vete. Ka ne Tirane qe i ben krenar Vucic por ne kete rast do e beja me kapitale ne emer te tyre: Njerezit duan te jetojne. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ok. E kuptuam. Serbia ra ne kurth dje turp te kene shtetet aleate qe nuk e kuptojne dhe "... se la prendono con il nostro eroe Albin Kurti."

Submitted by dori (not verified) on

Arma me e forte e Albin Kurtit eshte vete Albin Kurti. Kryeministri me i pakorruptuar, me parimor dhe me me integritet ne rajon. Perballe autokratit te Serbise, i zhytur thelle ne korrupsion dhe ne bizantinizmin me te neveritshem politik sa i perket raporteve me fqinjet dhe nderkombetaret - Kurti thjesht shkelqen; i njejti kontrast edhe me autokratin e Shqiperise, i te cilit delirium qesharakezohet nga serioziteti i politikanit dhe personit Kurti; kurse korruptimi dhe bizantinizmi identik si ai i kolegut te tij serb, sterros nga ndershmeria e Kryeministrit te Kosoves.
Kete "arme" ia njohin Kurtit europianet dhe amerikanet; sadoqe jane nxehur gjakrat ne kete moment delikat, ne afatgjate do ta respektojne, pikerisht fale kesaj "arme" te bardhe.
Kete "arme" nuk duan t'ia njohin Vucic dhe Rama me mercenaret e tij mediatike; dhe kjo i ben shume nervoze. Ne te vertete, nervoze i ben te gjithe: amerikane, europiane, serbe dhe shipeca ( kjo per Ramen dhe ramistet); por, per arsye krejt te ndryshme; amerikanet se eshte politikani i pare shqiptar qe u ben karshillek, por me ndershmeri sigurisht ( kjo eshte shume e rendesishme), europianet se po trazon ujin e ndenjur ballkanas, te cilin e konsiderojne si fatalitet historik te pandryshueshem, dmth qe te rrije ashtu mocal sic ka qene dhe autokratet ballkanas qe i nxjerr lakuriq ne gjithe shemtine e tyre.
Por, nese perendimoret do t'ia falin kete kokecarje neser, autokratet ballkanas nuk kane per t'ia falur kurre; sidomos ky i yni, qe do te hyje ne histori si zorre qorre e kohes se Kurtit.

Submitted by Taras (not verified) on

Situata e fundit prodhoi edhe një fakt publik që e dëmton SHBA......

Kurti per ShBA eshte nje qime ne sumen e Blinken.
Askush nuk e demton Ameriken ne Ballkan.
Kurti eshte nje hic, nje Don Kijot i Prishtines.

Submitted by Renia e miteve (not verified) on

Ne artikull lexova kryesisht, turp per Ameriken, morali i Amerikes dhe Blinken, pergjegjesia e Amerikes .... me falni per shprehjen, po p@rdhe me rigon, Amerika nuk njeh koncepte si moral/turp/pergjegjesi nderkombetare. Amerika eshte perandori e bazuar ne kapitalizem or ti mik, keto koncepte jane si ato fijet e sallates ne pjate qe hapen qe te mbulojne copen e madhe te mishit te kuq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.