Slideri Kryesor
Disa deklarata që duhen shmangur
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se çdo vizitë e mundshme pa leje e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë, do të çojë në arrestimin e tij. Sveçla citohet madje të jetë shprehur se leja për këtë gjë jepet nga kryeministri. Tani, një deklaratë e tillë i ka brenda të gjitha: paralajmërimin, kërcënimin, vendosmërinë publike, por edhe parapërgatitjen për ndonjë provokim.
Azerbajxhani mbaron punë për dy ditë me separatistët armenë. Karabaku drejt integrimit në shtetin azer
Azerbajxhani ka rënë dakord të ndalojë veprimet ushtarake në Karabakh duke firmosur një armëpushim me autoritetet etnike armene.
Projekti franko-gjerman: BE-ja me katër shkallë hierarkike
“Politico” raporton për atë që e quan një propozim franko-gjerman për zgjerimin e Bashkimit Europian duke nisur nga reformat strukturore. Autorët e këtij raporti që autorizohet nga ekspertët e dy vendeve kryesore të unionit, e shohin këtë të fundit të modeluar në katër rrathë koncentrikë.
Rrethi i brendshëm; BE; Anëtarët e Asociuar; Komuniteti Europian Politik(forum liderësh që takohen dy herë në vit)
Azerbajxhani nis operacionin ushtarak në Nagorno-Karabak
Azerbajxhani ka nisur "operacionet kundër terrorizmit" në Nagorno Karabakh, gati tre vjet pas luftës së fundit me Armeninë për rajonin e diskutueshëm. Ministria e Mbrojtjes në Baku bëri të ditur se ka informuar Rusinë dhe Turqinë. Shpërthimet janë dëgjuar në bastionin separatist armen të Stepanakert, i cili mendohet se ka rënë nën kontrollin e Azerbajxhanit. Ky i fundit pretendon se ka hapur korridoret për të evakuuar civilët nga rajoni. Separatistët raportojnë për vrasjen e 2 civilëve dhe plagosjen e 11 të tjerëve, mes tyre 8 fëmijë.
Fushatë me plane lufte
Në Poloni, fushata për zgjedhjet parlamentare ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.
Partia në pushtet në Poloni ka publikuar pjesë të një plani top sekret mbrojtjeje për të diskredituar opozitën. Ligj dhe Drejtësi (PiS) kërkon një mandat tjetër qeverisës dhe garon me opozitën e drejtuar nga Donald Tusk, ish-president i Këshillit Europian në 2014-2019.
Brezovica e vilave të korrupsionit
Me statusin e Parkut Kombëtar të mbrojtur nga shteti, Brezovica është sot streha verore ose dimërore e dhjetëra prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, të cilët kanë ndërtuar atje vilat e tyre, në kundërshtim të hapur me ligjin.
Edhe unë kam një mision!
Jetojmë në kohë kur e qeshura nënkupton mjerimin, sepse është i vetmi mjet i mbetur për të konfirmuar të vërtetën që e fshehim pas gishtit. Dje kishim mundësinë që të dëgjonim një betim solemn nga një opozitar i vërtetë dhe me parime: Roland Bejko. Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko ka deklaruar se PD-ja nuk bashkohet kurrë me Foltoren. Kushti është vetëm një: Largimi i Berishës dhe Berishizmit. Më tej Bejko ka komentuar se nëse PD-ja bashkohet me Foltoren vuloset përjetësisht Marrëveshja e vitit 2008 mes Ramës dhe Berishës.
"Perëndimi po e merr me të mirë Serbinë për ta shkëputur nga ndikimi rus"
Ish-politikani serb, Nenad Çanak, thotë se Perëndimi ia ka frikën ndikimit rus në Serbi, ndaj ka shtuar presionin mbi palën kosovare në përpjekje për të futur në shina dialogun mes dy vendeve.
“Alarm ajror” në Tiranë për sulmet ndaj Perëndimit
Albin Kurtin e kanë shtyrë në këtë rrugë perëndimorët që hiqen sikur e kritikojnë. Kështu shprehet vazhdimisht presidenti serb Vuçiç që e paraqet konfliktin me Prishtinën si episodin e radhës të qëndresës serbe ndaj një rres htimi global.
Albin Kurti po çon Kosovën në konflikt me Perëndimin. Thonë në Tiranë. Njëherë se është marksist, pastaj delirant, më tej se mashtron.
Vuçiç: Kurti nuk do t’i kishte hyrë kësaj rruge pa mbështetje
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se ka një linçim të serbëve në rajon vetëm sepse ata duan të jenë të tillë në vendin të cilit i përkasin.
Gjatë një bisede në Pink TV, Vuçiç komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pak ditë më parë u shpreh se “përfaqësuesit e Listës Serbe do të vuajnë dhe do ta paguajnë gabimin që kanë bërë”, duke iu referuar situatës së krijuar së fundmi në komunat në veri të Kosovës.
Vuçiç tha se Kurti nuk do të mund ta thoshte kurrë diçka të tillë pa mbështetje “carta bianca”.