Slideri Kryesor
Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak
Ofensiva ushtarake e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak ka rikthyer vëmendjen te Tony Blair, ish-krymeinistri britanik me lidhje të forta me qeverinë azere. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit që nga viti 2003, deklaroi fitoren të enjten pas operacionit dy-ditor, të cilin kryeministri armen e ka cilësuar “spastrim etnik”.
Ankth patriotik për Censusin në Himarë, asnjë fjalë për shantazhet “bullgare” në Pustec
Eduard Zaloshnja, që merret me sondazhe, ka dalë sot me një thirrje për vigjilencë ndaj INSTAT që i bën thirrje të ketë kujdes sepse nga Greqia mund të vijnë autobuzë me himarjotë që do deklarohen grekë e mandej do ikin. E kështu, në kundërshtim me parimin e Censusit që po zhvillohet, do regjistrohen edhe ata që nuk banojnë në Himarë.
Migracioni mund të jetë forcë shpërbërëse e BE-së
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar në një intervistë për britaniken “The Guardian” se migracioni mund të rezultojë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Europian.
Shuhet Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë
Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Napolitano ndodhej në spitalin e Romës prej disa javësh.
Presidenti aktual, Sergio Mattarella, në një mesazh ngushëllimi tha se jeta e Napolitanos “pasqyroi një pjesë të madhe të historisë (të Italisë) në gjysmën e dytë të shekullit XX, me dramat e saj, kompleksitetin, objektivat dhe shpresat e saj”.
Napolitano është i vetmi politikan në Itali që është zgjedhur dy herë president.
Zbulohet një gjuhë e panjohur indoevropiane
Gërmimet në Turqi kanë zbuluar prova të ekzistencës së një gjuhe indoevropiane të panjohur.
Gjuha e re u zbulua në sajtin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Boğazköy-Hattusha në Turqinë veri-qendrore. Kjo zonë ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Hitite, një nga fuqitë e mëdha të Azisë Perëndimore gjatë epokës së bronzit të vonë (1650-1200 pes).
Instituti Arkeologjik Gjerman po kryen gërmime aty prej një shekulli.
Skulptura e parë e një gruaje të mbuluar vendoset në Londër
Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.
Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.
Raportime për kërcënim me jetë të kreut të KMSH
Bujar Spahiu është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Burime diplomatike, por edhe nga KMSH konfirmuan për MCN TV se në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë.
Mësohet se pak kohë më parë, një person me precedentë kriminalë dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.
Përgjegjësi i poshtërimit të Francës
Në një shkrim relativisht të gjatë të datës 18 shtator, France 24, sjell në vëmendje trashëgiminë sovjetike në Afrikë.
Serbia Tjetër, ose Serbia e Pamundshme*
Pretendim për presione nga Bullgaria në censin 2023 në Shqipëri
Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.