Slideri Kryesor

Avokatja e Londrës, korrupsioni i EULEX-it, qeveritarët e Prishtinës dhe… azilkërkuesit

Postuar në 03 Gusht, 2015 12:35

The Guardian e Londrës është marrë me rastin që misioni më i madh i huaj i Bashkimit Evropian, EULEX, përpiqet me çdo kusht ta mbyllë. Qeverisja europiane e Kosovës është akuzuar për përdorimin e çdo fuqie në përpjekje për të heshtur një denoncuese që pretendon se ka prova të korrupsionit në këtë mision. Denoncuesja është juristja Maria Bamieh, ish punonjëse që pretendon se është detyruar të largohet nga puna për shkak se kishte prova për korrupsionin që përfshinin zyrtarët e lartë të këtij stafi.

Çështje si Gërdeci duhet rihapur; ndryshe s’do bëni kurrë hajër, thotë gazetari amerikan Lawson

Postuar në 03 Gusht, 2015 11:31

Të fuqishmëve u intereson që gjërat e sikletshme t’i lënë ashtu siç janë, thotë në një intervistë për Dita, autori amerikan i librit që flet për Gërdecin, Guy Lawson. Kjo është intervista e dytë e tij për shtypin shqiptar, për librin që është duke u bërë edhe film. Por nëse në SHBA kjo shihet si një aferë e turpshme ku disa “çiliminj” arritën të bëjnë miliona dollarë duke mashtruar Pentagonin, dhe ku janë përfshirë edhe diplomat e ushtarakë, në Shqipëri kostoja ishte e rëndë.

“Lufta kundër zhulit”, Veliaj u jep ultimatum dhe 4 muaj afat firmave që pastrojnë kryeqytetin

Postuar në 03 Gusht, 2015 10:54

Që në orët e para të ditës së sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi në sheshin “Nënë Tereza” operatorët të pastrimit të Tiranës dhe gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të tyre, ku ka shpallur atë që ai e quajti si “luftën kundër zhulit”. E konsideruar si një nga emergjencat e punës së tij në krye të Bashkisë së kryqytetit, Erion Veliaj nis aksionin masiv për pastrimin e Tiranës.

Zgjidhja e çështjes së pronave, qeveria 40 mln USD çdo vit për kompensim

Postuar në 03 Gusht, 2015 10:52

Mënyra sesi shpresohet që çështjet e pronave të mos kalojnë më nga gjykata e Strasburgut, është zotimi i qeverisë shqiptare përpara Këshillit të Europës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve 40 milionë dollarë. Qeveria shpreh angazhimin përmes një projekti në KiE për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit, thotë Panorama.

Qershor 2015, bie paraja në ekonomi, bashkë me kreditë e depozitat

Postuar në 03 Gusht, 2015 10:38

“Monitor” shkruan se qershori ka pasur treguesit më të përkeqësuar monetarë që nga fillimi i këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, paraja gjithsej në qarkullim (masa monetare) shënoi një rënie prej 942 milionë lekësh, duke shënuar të tretën herë me tkurrje brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Duke iu referuar ekspertëve “Monitor” shkruan se kjo rënie është shqetësuese, pasi tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. “Masa monetare në përgjithësi reflekton ose nivelin e çmimeve, ose sasinë fizike të mallrave të prodhuara.

"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi

Postuar në 02 Gusht, 2015 22:27

Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh.

Komplikohet edhe më shumë situata mes kurdëve dhe Turqisë, sulm kamikaz me.... 2 tonë eksploziv

Postuar në 02 Gusht, 2015 21:59

Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë, që ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit, ka lënë vetëm dy trupa të sigurisë turke të vrarë ndërsa 31 të tjerë u plagosën. Agjencia Anadoll bëri me dije se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në dy javët e fundit.

Burg thotë qeveria, burg thotë edhe bashkia

Postuar në 02 Gusht, 2015 21:20

Erjon Veliaj ka nisur punën. Siç kishte deklaruar më herët, Tirana nuk pret dhe ka nevojë për angazhim. Si punë ndër të parat ka zgjedhur inspektimin e monumentit të Pavarësisë, që është dëmtuar nga grabitës të metalit. Dhe me këtë rast, kryetari i bashkisë ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë kundër vandalizimit të qytetit. “Paralajmërimi që bëjmë sot është që do procedohet penalisht, kush guxon që të urinojë poshtë urës apo dëmton veprat e artit të qytetit, kush dëmton pronën e përbashkët dhe pronën e bashkisë do shkojë në burg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Francë, ligj penal për ata që diskriminojnë të varfërit. Ç’mund të themi për në Shqipëri?

Postuar në 02 Gusht, 2015 20:13

Frances Ryan shkruan në “The Guardian” për një nismë ligjore në Francë, e cila synon të inkuadrojë si vepër penale diskriminimin e të varfërve. Ligji ka kaluar në senat deri më tani dhe shumë shpejt pritet që edhe dhoma e deputetëve ta kalojë. “Ligje të tilla që ndalojnë diskriminimin për shkak të origjinës shoqërore dhe ekonomike ekzistojnë tashmë në Belgjikë dhe Bolivi, por versioni francez thuhet se është më ekstrem.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor