Çështje si Gërdeci duhet rihapur; ndryshe s’do bëni kurrë hajër, thotë gazetari amerikan Lawson

Postuar në 03 Gusht, 2015 11:31

Të fuqishmëve u intereson që gjërat e sikletshme t’i lënë ashtu siç janë, thotë në një intervistë për Dita, autori amerikan i librit që flet për Gërdecin, Guy Lawson. Kjo është intervista e dytë e tij për shtypin shqiptar, për librin që është duke u bërë edhe film. Por nëse në SHBA kjo shihet si një aferë e turpshme ku disa “çiliminj” arritën të bëjnë miliona dollarë duke mashtruar Pentagonin, dhe ku janë përfshirë edhe diplomat e ushtarakë, në Shqipëri kostoja ishte e rëndë. “Janë vrarë 26 vetë në shpërthimin e Gërdecit, ka humbur jetën në mënyrë të dyshimtë biznesmeni Kosta Trebicka, asgjë nuk është hetuar siç duhet”, thotë Laëson. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të rihapë dosjen e Gërdecit.
“Nëqoftëse Shqipëria është duke u bërë me të vërtetë komb europian dhe anëtarë i denjë i NATOS, ajo duhet të jetë e përgjegjshme dhe transparente. Dështimi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Gërdec do të thotë se e njëjta gjë do të ndodhë përsëri. Nëse drejtuesit mashtrojnë, vjedhin e vrasin pa asnjë pasojë, ai vend nuk pret asgjë të mirë. Korrupsioni duhet të ekspozohet ndryshe ai kurrë nuk do të ketë fund”, pohon ai. Lawson nuk harron të sjellë në mendje edhe një bisedë të dikurshme me Erion Veliajn, “i cili ndihmonte atëherë përpjekjet e Trebickës për ta ekspozuar këtë çështje. Ai më pati thënë se nëse ndonjëherë do të ishte në pushtet, do të rihapte hetimin e këtij skandali. Tani i bëj thirrje të kujtojë premtimin”, thotë Lawson.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.