Slideri Kryesor
Qeveria serbe blen Direktivën e Hitlerit për pushtimin e Yugosllavisë
Qeveria serbe ka njoftuar se ka blerë Direktivën nr.25 të 27 marsit 1941, përmes së cilës Kancelari i Gjermanisë, Adolf Hitler urdhëroi pushtimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë.
I dolën llogaritë keq prapë
Siç u raportua tashmë Greqia e ka shndërruar çështjen “Beleri” në çështje të integrimit të Shqipërisë. Deklarata me shkrim që është dorëzuar dje në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së konfrmon se problemi në fjalë nuk ka për t’u anashkaluar si periferik dhe dytësor. Greqia pretendon se kemi të bëjmë me një çështje të shtetit të së drejtës dhe ka një kërkesë publike përmes së cilës deklaron se në Shqipëri cenohen parimet demokratike. Pak rëndësi ka kjo në parim.
Benny Gantz, karta kryesore kundër Netanyahut
Benny Gantz është shpresa e Izraelit për të rrëzuar më në fund Beniamin Netanyahun. Kështu shkruan “Politico” që vë në dukje se që nga sulmet e 7 tetorit, sondazhet i japin pikë maksimale ish-rivalit zgjedhor të kryeministrit aktual, që është aktualisht edhe pjesë e kabinetit të emergjencës të krijuar pas sulmeve të Hamasit.
Ndahet nga jeta Henry Kissinger
Henry Kissinger, emri më i njohur i diplomacisë amerikane dhe fitues i Nobelit të Paqes ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. I vullnetshëm në politikë dhe tejet i rezervuar për jetën personale, Kissinger është shprehur kohë më parë se e sheh veten si një hero kauboj që largohet i vetëm.
Heinz Alfred Kissinger lindi në Furth, Gjermani, më 27 maj 1923 dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij në 1938.
Mbetjet, një aferë nga Italia
Në vitin 2014, me synimin për t’i kursyer mbi 3 miliardë euro buxhetit të shtetit, qeveria italiane prezantoi planin për reduktimin e filialeve publike. Dy vjet më vonë u miratua një ligj i ri, i cili parashikon që një administratë publike mund të krijojë, të blejë ose të mbajë një shoqëri filial vetëm nëse i përgjigjet arsyeve të interesit publik ose qëllimeve të veta institucionale. Administratat kanë detyrimin të shesin, mbyllin ose bashkojnë aksionet e tyre nëse janë në kompani:
1) pa punonjës;
E frenojmë SHBA pa rënë në kurthin e një gare armatimi
Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabakov, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Izvestia” se Rusia është në gjendje të frenojë Perëndimin me kapacitetet aktuale ushtarake pa rënë në kurthin e një gare armatimi.
Zyrtare/Greqia: Betimi i Belerit parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Greqia ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër negociatavae të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse vendi ynë nuk përmbush kushtin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Daçiç: Me këtë situatë, e pamundur të rithehen në Kosovë 200 000 serbët e zhvendosur
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se gjatë vitit 2022, nga Kosova janë larguar 13% e serbëve. Sipas tij janë regjistruar 446 sulme me sfond etnik, të cilat Daçiç ia atribuon politikës së Albin Kurtit.
Daçiç ka folur për një propagandë mashtruese që synon të fajësojë Serbinë për çdo gjë, ndërkohë që ai ka shtuar se me situatën e tanishme rikthimi në Kosovë i 200 000 serbëve të zhvendosur nuk është i mundur.
Pranë marrëveshjes post Brexit për Gjibraltarin
Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje për statusin post Brexit të Gjibraltarit. Vendimin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i vendit, José Manuel Albares, përpara një takimi në Bruksel me homologun e tij britanik, David Cameron.
Putin: Perëndimi synon shpërbërjen e Federatës Ruse
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi gjatë një fjalimi në Asamblenë e Popullit Rus në Botë se Perëndimi po përpiqet të ndajë Federatën Ruse.