Slideri Kryesor
Ai që organizoi sulmin në Banjskë nuk ka as tru, as ide për jetën
“Territori është më së paku ajo që i ndan serbët dhe shqiptarët, si shumë popuj të tjerë. Ka mjaft territor. Ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të gjithë të jetojnë të lumtur dhe të kënaqur, dhe të jenë të pasur në të njëjtën kohë. Njerëzit para së gjithash ndahen nga ideologjia, dhe menjëherë pas ideologjisë, e cila më së shpeshti është produkt i imagjinatës së dikujt, si pjesë e pandashme e saj, qëndron marrëzia njerëzore, kufizimet njerëzore, mbi të cilat një person dëshiron të përjashtojë një person tjetër nga jeta e tij ».
Si e ndryshon trurin menopauza
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 6 milionë njerëz të moshës mbi 65 vjeç vuajnë nga Alzheimeri. Pothuajse dy të tretat e tyre janë gra – një mospërputhje që studiuesit ia atribuojnë prej kohësh gjenetikës dhe jetëgjatësisë së grave, ndër arsye të tjera. Por ka një konsensus në rritje se menopauza mund të jetë edhe një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e demencës më vonë gjatë jetës.
"Përmbytje" kibernetike ndaj rrjetit energjetik europian
1 101 sulme kibernetike në javë. Kjo është shifra e evidentuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë sipas së cilës rrjetet europiane të energjisë janë nën një sulm në rritje nga Rusia dhe “vende të tjeta jodemokratike”.
Sipas zyrtarëve të ndryshëm të vendeve anëtare të BE-së, Rusia ka krijuar ekipe të posaçme për sulmet që sa vijnë e sofisitikohen.
Në dritën e kësaj që po ndodh, përfaqësues të kompanive kryesore apelojnë “për një veprim europian”
Mendoj se Europa mund ta përballojë lojën e tyte këtu
Europa nis përpjekjet për të hyrë në tregun e armëve
Brukseli po përpiqet të gjejë mënyra për t’u lehtësuar qeverive anëtare të BE-së shitjen e armëve. Ndërsa konflikti në lindje të Europës vijon prej gati një viti, qeveritë europiane i kanë shtuar shpenzimet ushtarake, por janë kontraktorët amerikanë të mbrojtjes ata që mbajnë peshën më të madhe në tregun e armëve.
Napoleoni përmes Jozefinës
Ka nisur të shfaqet edhe në në kinematë e Tiranës filmi I Ridley Scott, “Napoleon”. Në rolin kryesor luan Joaquin Pheonix, i provuar në bashkëpunim me Scott që me rastin e filmit të suksesshëm “Gladiatori”. Napoleoni i Ridely Scott vështirë se mund të quhet biografik, ai nuk është as historik mirëfilli, pasi figura e heroit vetëplotësohet vetëm në aspektin personal dhe jo atë të njeriut që njeh dhe pranon si të tillë historia.
Propozohet ligj që u hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura
Dymbëdhjetë deputetë socialistë pritet të propozojnë ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, që do të thotë dritë jeshile për projektet zhvillimore në këto zona.
Propozimi i ri pritet të shuajë nenet që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre, raporton BIRN.
Dronë mbi Kiev, Rusia kryen sulmin më të madh që nga nisja e luftës
Ushtria ruse ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj kryeqytetit ukrainas dhe periferisë së tij gjatë natës. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhailo Shamanov, tha se ky është sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.
"Ky është sulmi i katërt me dron Shahed në Kiev në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.
Anulohen politikat antiduhan në Zelandën e Re
Qeveria e re në Zelandën e re ka sinjalizuar se mund të anulojë politikat kundër duhanit, të miratuara gjatë administratës së mëparshme.
KFOR përgënjeshtron komentet se Veriu është tokë e askujt. "Kemi 4-fishuar trupat në Kosovë"
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe se misioni ka shtuar praninë ushtarake me 1000 trupa dhe mjete të reja ushtarake.
Tetë gazetarë të BBC-së: Rrjeti ynë po mbron Izraelin në konfliktin aktual
Tetë gazetarë të BBC-së kanë firmosur një letër drejtuar Al Jazeera-s përmes së cilës akuzojnë rrjetin ku punojnë për mbulim të njëanshëm të konfliktit Izrael-Palestinë. Sipas letrës në fjalë, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, BBC-ja është përgjegjëse për një standard të dyfishtë në mënyrën sesi shihen civilët, nëse krahasohet raportimi i saj për luftën në Ukrainë. Po sipas gazetarëve që kanë ruajtuar anonimatin për shkak të frikës së shkarkimit, BBC-ja është e prirur të huma