Slideri Kryesor
Scott: Francezët nuk pëlqejnë as veten
Disa prej filmave më legjendarë të Hollivudit si “Gladiator”, “Alien”, “Thelma & Louise” dhe “Blade Runner” mbajnë firmën e regjisorit Ridely Scot.
I fundit në listën e sukseseve të tij është “Napoleon”, që shumë e kanë cilësuar si një prej filmave më të paharrueshëm të katër dekadave të fundit. Megjithatë, Scot nuk ishte në listën e monimineve të regjisorëve më të mirë në Oscars.
“Nuk më bëhet vonë”, thotë ai për BBC.
Fermerët gjermanë: Anëtarësimi i Ukrainës do të shkatërrojë sistemin bujqësor të BE-së
Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve zyrtare të pranimit me Ukrainën. Por në Gjermani ka të pakënaqur. Joachim Rukwied, presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), paralajmëroi për pasojat e tij në sektorin bujqësor.
Sipas tij, pranimi i Ukrainës në BE do të "çonte në shkatërrimin e bujqësisë familjare në Evropë".
Kjo duhet “të mbetet në sfondin e të gjitha diskutimeve politike”, shtoi ai.
BE penalizon dëmin mjedisor "të krahasueshëm me ekocidin"
Bashkimi Evropian bëhet organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon dëmtimin mjedisor në shkallë të gjerë “të krahasueshëm me ekocidin”. Deputetët e PE ranë dakord këtë javë për përditësimin e direktivës së bllokut për krimin mjedisor për ndëshkime më të ashpra të rasteve më serioze të shkatërrimit të ekosistemit, duke përfshirë humbjen e habitatit dhe prerjet e paligjshme.
Direktiva e krimit mjedisor do të miratohet zyrtarisht në pranverë dhe shtetet anëtare do të kenë dy vjet kohë për ta implementuar në ligjet e tyre kombëtare.
Keqpërdorimi i një shkrimtari
Gazeta «Tema» tregton sot në faqen online një fragment nga panairi i librit ku «protagonist» është shkrimtari Ismail Kadare. Në të vërtetë e shoqja, Helena Kadare, ka bërë zëdhënësen e tij duke bërë këtë koment.
Edhe makinën mund ta porosisësh në Amazon
Amazon hyn në biznesin e makinave. Nga viti i ardhshëm, gjiganti i shitjeve online do t’u japë mundësinë prodhuesve të makinave të shesin automjetet e tyre përmes faqes së saj. E para që do të provojë të shesë makinat e saj online është koreano-jugorja Hyundai.
Në shitje, klientët e Amazon do të gjejnë edhe produkte makinash, si pjesë këmbimi.
Drejt një referendumi të dytë? Qeveria skoceze publikon dokumentin për anëtarësim në BE
Skcio-ja njofton se qeveria skoceze ka publikuar një plan për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dokumenti parashikon një Skoci të pavarur dhe teknikisht presupozohet përdorimi i nenit 49 për anëtarësim “të lehtë dhe të shpejtë”.
Megjithatë diskutimi për këtë çështje lidhet me pavarësinë e vendit si dhe implikimet me kufirin anglez dhe pjesëmarrja në një treg të përbashkët. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se çështja e pavarësisë së Skocisë u vendos në vitin 2014 me referendumin e atij viti dhe se nuk ka më vend për një referendum të dytë.
Koncesioni i sterilizimit, masë sigurie për ish-ministrin Beqaj
SPAK ka caktuar sot masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Vendimi lidhet me dosjen e sterilizimit, e cila është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Krahas detyrimit për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore, Beqajt i ndalohet edhe largimi jashtë vendit.
Tre muaj më parë, SPAK zgjeroi hetimet për dosjen e sterilizimit, duke përfshirë edhe ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për koncesionin e sterilizimit.
Çernobilët e panjohur të Rusisë
Vendimi i Rusisë për të dalë nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore, marrëveshja historike e vitit 1996 që krijoi një konsensus global kundër shpërthimeve bërthamore për qëllime ushtarake dhe paqësore, ka ngritur frikën nëse Moska po shqyrton seriozisht rifillimin e testeve të saj bërthamore.
Mbi 100 të tilla, të cilësuara shpërthime bërthamore "paqësore", janë kryer në epokën sovjetike, port ë dhënat për to nuk janë të qarta për shkak të mungesës së monitorimit të vendeve ku shpërthimet nuk shkonin sipas planit.
Memorandum për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish-Shkup
Duket se Ballkani i Hapur është reduktuar në një kornizë dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ku protagonisti publicitar, Shqipëria, mungon. Kështu, sot njoftohet se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin në transportin hekurudhor. Dokumenti parashikon ndërtimin e linje të shpejtë që do lidhë Beogradin dhe Shkupin, përmes Nishit.
KE u heq vizat edhe serbëve të Kosovës
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo do t’u njohë të drejtën për të udhëtuar pa viza shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë dhe nuk duan të mbajnë pasaporta të lëshuara nga autoritetet e saj.