Slideri Kryesor
“Nënë Tereza” humbet ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, pritet hapja e aeroportit të Kukësit
Ditë më parë qeveria shqiptare premtoi se në krye të dy javëve do të njoftonte heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Dhe kjo u lançua si nj arritje. Gjatë një interviste për “A1Report” ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ishte rënë dakord me koncesionarin gjerman dhe me këtë kuadr edhe aeroporti i Kukësit do të vihej në funksionim. “Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Ahmetaj.
Shqipëria, prishet balanca lindje-vdekje, rritet mosha mesatare e popullsisë nga 27 në 35 vjeç
Para viteve ’90 Shqipëria kishte një moshë mesatare shumë të re, 27 vjeç duke qënë në këtë mënyrë dhe popullsia me moshë mesatare më të re në Evropë. Por vit pas viti ajo ka ndryshuar, për të ardhur në 2015 me 8 vjet rritje. Plakja e popullsisë është një fenomen shqetësues në pjesën më të madhe të botës.
Janë njësoj...(Qoftë edhe si aleatë të Ilir Metës)
Vihet re një përpjekje e dëshpëruar e disa personazheve publike që i quajnë edhe analistë, për të ndarë Edi Ramën si njeri dhe politikan me integritet, nga llumi i përgjithshëm i politikës dhe shoqërisë; nga kriminalizimi dhe korrupsioni. Ky “lakrorizim” moral është dëshpërimisht shpresa e fundit se Edi Rama mund të jetë shpresë për këtë vend, për t’u parë ndryshe. Në rastin më të keq fajin e kanë ata poshtë, kurse në më të mirin, është Berisha me të tijtë që vazhdon zhurmën.
Lamtumirë Rilindje - M. Nano: “Nuk është problemi Lezha e Laçi. Shoqëria është tërësisht e korruptuar”
Mustafa Nano shkruan një opinion në gazetën “Shqip” ku flet për dekriminalizimin. Ideja e Nanos përmblidhet në paragrafin e fundit: “Problemi nuk është Lezha, Laçi, Kamza etj., apo përfaqësuesit e tyre në parlament e në organet qeverisëse. Problemi është e gjithë shoqëria (public body, public opinion), e cila, në ndryshim nga gjetkë, qoftë dhe në SHBA, nuk është thjesht e çoroditur apo e shastisur. Është dhe e korruptuar. Tërësisht e korruptuar. Aq e korruptuar sa janë vetë votuesit që zgjedhin vullnetmirë banditë gjithfarësoji si përfaqësues të tyret në organet qeverisëse.
Luftë për qëndrimin ose jo të OSBE-së. Avokati i Popullit: “OSBE-ja, një partner i rëndësishëm”
Zyra e Shtypit e Avokatit të Popullit ka shpërndarë sot një e-mail, përmes të cilit kërkon të shprehë mbështetjen për Prezencën e OSBE-së në Tiranë. “Institucioni i Avokatit të popullit vlerëson punën dhe aktivitetin e OSBE-së dhe e konsideron si një partner të rëndësishëm. Z. Totozani theksoi se shqiptarët meritojnë politikanë të pastër”, thuhet në e-mail, ku nënvizohet pikërisht kjo fjali. Nuk dihe motivimet e Totozanit, i akuzuar vitin e kaluar nga disa media si përfitues fondesh të projekteve.
Flisni hapur edhe për shokun Enver. Është të paktën më e ndershme
Të gjithë kujtojmë sesa i bezdisshëm dhe acarues, shpesh fyes, u bë Sali Berisha kryeministër, kur nuk linte rast pa folur për historinë e për figura historike, të cilat kërkonte t'i celebronte me sensin e vënies së drejtësisë në vend. E mbajmë mend edhe kur u tall publikisht me një pjesë të Jugut, teksa shpalli si aksion qeveritar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës në Shqipëri, gjithë në një përpjekje cinike që mori përgjigje djersitëse në qershor të 2013-ës.
Bushati i merr kompetencat Nishanit, shkarkon ambasadorin në OSBE
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është përfshirë në një tjetër shkelje procedure zyrtare, kësaj radhe duke i marrë kompetencat e Presidentit dhe duke urdhëruar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në OSBE, Spiro Koçi. Siç shkruan gazeta Panorama, Bushati nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit shqiptar në OSBE, të cilit i ka njoftuar se ndaj tij kanë nisur procedurat e lirimit nga detyra dhe për rrjedhojë duhet të kthehet në atdhe brenda datës 1 tetor.
OSBE: Elitat politike të lidhura me krimin e korrupsionin të paprekshme
Në raportimin para Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri ambasadori Florian Raunig deklaroi se ndonëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
BE pa rezerva: Korrupsioni, dominues në shumë fusha
Në dy vjet qeveria nuk mundi të zhbëjë korrupsionin galopant që po gërryen sistemin gjyqësor dhe shumë fusha të tjera të jetës publike. Në këto kushte Bashkimi Europian e sheh të arsyeshme të zhvishet nga gjuha dipolmatike dhe të vërë para përgjegjësisë qeverinë për nivelin e korrupsionit në vend. Deklarata e Brukselit-se vjen pas raportit të shefit të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, Florian Raunig në Këshillin e Përhershem të kësaj organizate, në Vjenë.
"Frankfurter Allgemine Zeitung": Shqipëria në varfëri, njerëzit ikin të zhgënjyer nga qeveria socialiste
“Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?” Kjo është pyetja që ngrihet nga media gjermane. “Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë”, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria. Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.