Slideri Kryesor
Përçarje në BDI-në e Ali Ahmetit, drejt krijimit partia e re
Edhe pse prej kohësh është përfolur një pakënaqësi e thellë brenda rradhëve të BDI-së së Ali Ahmetit, së fundi sisa zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim paralajmërojnë formimin e një subjekti të ri me emrin “Uniteti”. Shtypi i Maqedonisë bën me dije se kjo parti pritet të drejtohet nga ish-gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni, i cili ka pasur për shumë vite funksione të larta në partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti.
Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë
Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.
Ekstremizmi fiskal zemëron dhe deputetët e majtë, komisioni i Ekonomisë rrëzon Ramën
Masat e reja ekstreme në luftën kundër evazionit fiskal kanë acaruar edhe deputetët e mazhorancës. Në komisionin e ekomomisë ditën e sotme, kur po diskutoheshin masat e reja të parashikuara në procedurat tatimore, deputetët anëtarë të komisionit kanë rrëzuar nenin 6 të paketës së re të masave, që parashikon të drejtën e qytetarit për të mos paguar nëse shitësi nuk i jep kuponin tatimor. Pikërisht kryeministri Rama ftonte së fundi qytetarët të mos paguanin nëse nuk u ofrohej kupon.
Audi ka siguracion në emër të Tahirit për vitin 2015-16. A ka më dyshime?
Sot opozita publikoi një tjetër fakt të pakundërshtueshëm që tregon se mjeti Audi i shumëpërfolur vijon të jetë në pronësi të ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri: Polica e sigurimit (siguracioni i makinës) për vitin 2015 -2016. Deputeti Genti Strazimiri kërkoi dorëheqjen e ministrit. Sipas tij, Tahiri e ka pranuar se makina e tij është përdorur nga trafikantë, pasi ministri nuk është distancuar nga ky fakt, por nga pronësia e mjetit.
Video/Në Kosovë ka opozitë që qëllon me vezë Kryeministrin
Shënim: A sensibilizohen vërtet qytetarët nga evente si “Dita pa makina”?
Është bërë rutinë prej vitesh të paktën në Tiranë, që momente kalendarike me sfond ekologjik si “Dita pa makina”, të shoqërohen me pamje foto e video të drejtuesve qëndrorë ose lokalë të rradhës, në rastin aktual kryebashkiaku Veliaj e kryeministri Rama, që bëjnë thirrje për të përdorur më shumë rrotat e vogla të biçikletave, këmbët apo maksimumi, transportin publik. Por janë edhe pamjet e anës tjetër të medaljes: Trafik i rënduar, makina që bëhen kapicë nëpër arterie kryesore në pritje sa të mbarojnë ceremonitë etj.
Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit masivisht bizneset, Cani kërkon falje
90 për qind e bizneseve janë dënuar me gjobë nga Dega e Tatimeve për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore. Ministria e Financave ia njeh si gabim sistemit që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti.
Në një relacion dërguar kuvendit, Ministria e Financave argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.
Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull
Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina.
Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken
Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.