Përçarje në BDI-në e Ali Ahmetit, drejt krijimit partia e re
Edhe pse prej kohësh është përfolur një pakënaqësi e thellë brenda rradhëve të BDI-së së Ali Ahmetit, së fundi sisa zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim paralajmërojnë formimin e një subjekti të ri me emrin “Uniteti”. Shtypi i Maqedonisë bën me dije se kjo parti pritet të drejtohet nga ish-gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni, i cili ka pasur për shumë vite funksione të larta në partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti. I pari që kanë folur zyrtarisht për partinë e re, është deputeti Zylfi Adili, i cili ka konfirmuar largimin nga partia shqiptare që është pjesë e qeverisë së Shkupit. Në listën e të pakënaqurve është përmendur edhe emri i deputetit Rafiz Aliti, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Megjithatë, vet ai thotë se nuk do të largohet nga BDI-ja, por se do të angazhohet për reformimin e thellë të kësaj partie.
Ahmeti është akuzuar gjithnjë e më shumë për shndërrim të luftës së suksesshme të vitit 2001 në kapital politik e financiar për vete dhe jo për të drejtat e shqiptarëve. Akuza më e fundit, ajo e rryshfetit prej 2.5 mln euro secili për të, kryeministrin Gruevski dhe ministrin e Mbrojtjes Musa Xhaferi nga biznesmeni grek Kontominas, ende nuk ka marrë një reagim nga Ali Ahmeti.
Comments
Durana
Dhe themi pse nuk ecim para! Ne jemi racë e përçarë, shiko grekët, sllavët e minoritetet e tjera. Janë homogjenë, bëhen bashkë kur është fjala për interesa superiore se ato të vetat. Kurse ne shqypot, duam të keqen e njëri tjetrit dhe na plasi b.... për Shqipërinë....
Add new comment