Slideri Kryesor
Guri mbi autobuz, notë proteste e serbëve. Ambasadori e refuzon. A ka nisur mbrapsht ndeshja me Serbinë?
Një gur i hedhur mbi autobuzin e ekipit serb teksa po kalonte nëpër Tiranë këtë pasdite, është shndërruar në incident diplomatik, ende pa filluar ndeshja Shqipëri-Serbi. Ngjarjen në fjalë diplomacia e ka shndëruar në një rast të vlefshëm për t’i dorëzuar palës shqipatre një notë proteste. Por mësohet se ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin.
Qëllohet me gurë autobuzi me lojtarët e kombëtares serbe
Portali serb “Blic” ka trasmetuar çastin e goditjes me gurë të autobusit të Serbisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Durrësit, pranë Zogut të Zi. Filmimi është bërë nga brenda automjetit.
DIA-CEZ, kompania e Kastriot Ismailajt tërhiqet nga arbitrazhi. Pretendonte 135 milionë euro
DIA, kompania e njohur së fundmi në aferën e CEZ, është tërhequr nga gjyqi i arbitrazhit me OSHEE-në. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë emisionit “Top-Shoë”. “Drejtuesja ligjore e DIA-s pasi u konfrontua dhe me provat për falsifikime në veprën penale të kryer nga Ismailaj, ka ardhur dhe ka nënshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe tërheq çdo lloj pretendimi financiar dhe kjo marrëveshje depozitohet automatikisht në Vjenë, dhe është depozituar. Dhe hiqet e drejta nga çdo pretendim.
"Honoris Causa” për De Biasin, rektori i UET-së, Gjura: “De Biasi ka bërë atë që nuk e bën politika, media dhe Religjioni”(video)
Para disa ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi, i nderuar nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin “Honoris Causa”. Një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri ndër të tjerë. Po cili ishte motivacioni? Kjo është sqaruar gjatë emisionit “Prcesi Sportiv” në datën 5 tetor në Top-Channel, nga rektori i UET-së, Tonin Gjura. Bashkëbiseduesi i tij, Përparim Kabo e ka cilësuar titullin të pavend, sa kohë UET nuk ka programe sportive dhe si kundërshembull ka sjellë rastin e nderimit nga një universitet sportiv bullgar të trajnerit Carlo Ancelotti.
Halil Hyseni emërohet zv.ministër i Jashtëm. Vjen nga PDIU
Sot qeveria ka vendosur emeërimin në detyrën e zv.ministrit të Jashtëm të Halil Hysenit. Propozomi ka ardhur nga kryeministri dhe siç raporton “News24”, Hyseni vjen nga radhët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Më herët në këtë detyrë ishte Alqi Pulo i PBDNJ-së.
Tensione në seancën e gjykimit për dy mjekët e maternitetit “Koço Glozheni”(video)
Është karakterizuar nga tensione seanca e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku ka nisur procesi gjyqësor kundër dy mjekëve të të maternitetit “Koço Gllozheni”, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm të Dorjana Hakës, ish-bashkëshortja e portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Familjarët kanë reahguar të tensionuar, pasi avokattë kërkuan riekspertim, pasi kanë dyshuar se kjom është taktikë për të nxjerrë mjekët të pafajshëm.
Ismail Morina, hajvani i rëndomtë
Më ka rastisur, pa dashjen as kënaqësinë time, por me përgjegjësinë time intelektuale, të shkruaj aq herë për heronjtë tanë kombëtarë kriminelë, banditë a hajvanë të rëndomtë (pothuajse të gjithë janë të tillë). Përshkrimet, interpretimet, analizat, porositë edhe mund të jenë të njëjtat, por rastet e reja prore kërkojnë dhe meritojnë qoftë edhe vetëm një përsëritje.
118 biznese në proces falimentimi, Vlora dhe Durrësi në krye të listës
Vlora dhe Durrësi kanë numrin me të madh te bizneseve të vogla e të medha të cilat janë në poces falimentimi, pasi për të paktën 2 vjet nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet në shtet. Sipas të dhënave të Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve për muajin shator nga 118 subjekte tregtare në proces falimentimi, 36 ndodhen në Vlore, 27 ne Durres, 10 në Gjirokaster dhe 8 në Tirane. Pjesa tjetër janë të shpërndara në qytete të vogla të vendit.
Ç'mendojnë investitorët e huaj për tatimet? Gjysma e kontrolleve për rryshfet dhe korrupsion
Nëse perceptimi i biznesit vendas apo tregëtarëve nga rrethe të ndryshme të vendit në raport me kontrollet e tatimorëve mund të duket i paragjykuar për shkak të traditës jo dhe aq korrekte që kemi trashëguar në sistemin e tatimeve, të huajt janë gjithmonë më të drejtëpërdrejtë dhe shumë më pak emocionalë lidhur me korrektesinë e administratës tatimore shqiptare.
Para zgjedhjeve Basha “liroi” dorën për lejet e ndërtimit
Para se të linte postin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha dha një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi. Monitor shkruan se nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.