Qëllohet me gurë autobuzi me lojtarët e kombëtares serbe

Portali serb “Blic” ka trasmetuar çastin e goditjes me gurë të autobusit të Serbisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Durrësit, pranë Zogut të Zi. Filmimi është bërë nga brenda automjetit. Në videot e trasmetuara nga mediat serbe, dallohen rrugët e Tiranës të mbushura me njerëz plot me mllef që kishin dalë për të sharë kombëtaren serbe të futbollit që po kalonte me autobus.
Add new comment