Slideri Kryesor
21 Janari- Soros, një nga njerëzit që kërkoi ndërhyrjen e qeverisë amerikane
“Washington Post” publikon sot një shkrim që flet për çështjen e e-maileve të Hillari Clinton, çështje e cila po interferon në garën presidenciale amerikane. Një nga mesazhet është edhe ai qe financieri George Sorros i dërgon sekretares amerikane të Shtetit për situatën e ndezur në Shqipëri. Për aq sa na intereson, vlen të thuhet se Sorros kërkon ndërhyrjen energjike të ShBA-së, “vëmendjen urgjente nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Dhe në fakt ndërhyrja siç u pa nuk mungoi, sikurse apeli për të ulur palët në diskutime.
Ikën Adriatik Llalla. Xhafa: Nuk do ta lëmë rrugëve, ai do ta vazhdojë luftën me krimin
Adriatik Llalla i ka ditët e numëruara në krye të Prokurorisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka deklaruar se kryeprokurorit do t'i ndërpritet mandati sapo të hyjë në fuqi paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. Xhafa ishte i ftuar në studion e ABC News për të folur mbi draftin që i është dorëzuar Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafa tha se ai nuk do të emërohet më nga Presidenti, por do t'i propozohet parlamentit nga Këshilli i Prokurorëve.
Kamera e medias filmon fletët mbi tavolinë, incident në komisionin e jashtëm
A mund të xhirojë media fletët A4 mbi tavolinë, në një mbledhje të hapur të komisionit të Jashtëm parlamentar, që është e ftuar të pasqyrojë? Mesa duket, jo. Një konflikt me këtë temë ka ndodhur sot në mbledhjen e komisionit, ku kamera e një televizioni po xhironte një raport konfidencial të Ministrisë së Jashtme. Kjo ishte e palejueshme, sipas kryetares së komisionit Arta Dade, që kërkoi daljen e kësaj mediaje nga salla. Por pas këtij debati u largua nga salla dhe opozita. Ndërsa disa prej gazetarëve u rikthyen.
Media nuk paska shkruar kuturu. “Rilindja” ka nevojë për një Refresh..."
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse. Megjithatë përsa i takon ndryshimeve në qeveri, ne e kemi thënë që kjo gjë i takon kryeministrit Rama. Nëse jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do isha shumë i habitur për vlerësimet tuaja. Ne kërkojmë standardet më të larta të qeverisjes”. Kështu është shprehur sot pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati në bashkëqeverisje i Partisë Socialiste Ilir Meta.
PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin
Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë.
Shënim: Si përkthehet “përgatitja për zgjedhje” e PS-së
Ngritja e komiteteve dhe grupeve të punës, si dhe njoftimet e kohëve të fundit për mbledhjen e këtyre institucioneve të PS-së që kanë për objektiv pune “përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, kanë kaluar disi shkaraz në vëmendjen e publikut. Por nga selia rozë kanë treguar kujdes që lajmet për këto mbledhje shtabesh elektorale, të publikohen me prioritet. Edhe pse duket se fërkimi i fundit PS-LSI po shkon drejt sheshimit, socialistët publikisht po i mëshojnë idesë se po përgatiten për këto zgjedhje.
Vazhdon rrënimi, ISIS prish Harkun e Triumfit në Palmira
Militantët e ISIS kanë shkatërruar edhe Harkun ikonë të Triumfit në Palmira, i fundmi ndër thesaret kulturore botërore që xhihadistët kanë shfarosur në qytetin e famshëm. Raportimi vjen nga autoritete sirianë që I citon Reuters.
Harku monumental 1800 vjeçar u hodh në erë të dielën, kanë pohuar dëshmitarë okularë për drejtorinë sirianë të Antikiteteve dhe Muzeumeve. ISIS ka shtënë në dorë qytetin antik në muajin maj dhe që atëherë kanë shkatërruar shumë objekte muzeale, si dhe kanë ekzekutuar ekspertin e antikitetit që kujdesej për to.
"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”
“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.
Akuza në komisionin parlamentar: Të burgosurit, 100 euro rryshfet për një ditë leje
Në Komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat (ish socialist) Asllan Dogjani ka akuzuar drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto se në institucionin që ai drejton korrupsioni është masiv aq sa për një ditë leje të veçantë duhen paguar 100 euro. Gjatë diskutimit të projektligjit për burgjet e hapura, Dogjani renditi tek rastet e korrupsionit edhe shërbimin e spitalit të burgjeve. "Mos është një mundësi për rritjen e korrupsionit? Sot një ditë leje është 100 euro/dita, për një vizitë po ashtu. Korrupsioni është shumë i madh. Do doja shumë të më kishe thënë të vërteta.
Edhe OSBE paralajmëron: Disa gjyqtarë do të shkojnë në burg
Sistemi i drejtësisë, ashtu si karriera në drejtësi, është udhëtim. Në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, sapo festuam përvjetorin e 800-të të një prej gurëve të themelit më të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë reforma. Kështu që mos u shqetësoni nëse reforma në drejtësi nuk përfundon deri në fund të vitit në Shqipëri. Është më e rëndësishme që puna të bëhet me cilësi sesa me ngut.