Slideri Kryesor
Tahiri-Donald Lu, tjetër takim në Ministrinë e Brendshme. A po flitet për Byronë e Hetimit?
Ndërsa emri i tij është “rrethuar me të kuq” mes ministrave të përfolur për t’u larguar nga detyra, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 15:20 dhe burime nga ministria thonë se, është duke u diskutuar drafti për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo sepse në takim mësohet se ka përfaqësues edhe nga FBI-ja. Kohët e fundit ky mund të numërohet si takimi i tretë mes ambasadorit dhe ministrit Tahiri.
OSHEE-ja, zyrë partie, apo kompani shtetërore?
Nëse ka një ent shtetëror në Shqipëri, drejtuesit e të cilit i kanë mbushur mendjen vetes se mund të bëjnë çfarë të duan, ky është OSHEE. Sot ai erdhi sërish në vëmendje për një tender 5 milionë euro që i ka shkuar një miku të kryeministrit, si favor për ndërtimin e vilës në Surrel, të dhëna që u përcollën nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.
Akuza, kreu i PD-së: “Kompania që ndërtoi vilën e Edi Ramës, sot mori tenderin 5 milionë euro”
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar një klient të vetin me një tender 5 milionë euro. Duke folur nga Lushnja, Basha tha se tenderi është dhënë për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së pavarësisht se oferta ka qenë 750 milionë lekë më e lartë. “Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbaçit mbi qytetarët, i padrejtësisë, i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë, me një dorë ndërtuesit të Sarajeve të Edi Ramës, Eurocol. Kishte ofertën më të lartë, 750 milion lekë më shumë, por ishte oferta e mikut të Edi Ramës.
Edhe ti Ramush? Blic shkruan për ‘paktin 100 mijë euro’ mes kreut të AAK dhe atij të Listës Serbe
Një hije skandali ka përvijuar sot një shkrim i gazetës Blic, duke folur për një marrëveshje të Ramush Haradinajt para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, me liderin e deriparadokohshëm të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq. Haradinaj i ka dhënë atij 100.000 euro, të cilat këto ditë po përpiqet t’i marrë prapa, shkruan Blic, duke cituar burime anonime serbe dhe shqiptare nga Kosova.
Qeveria që bën çfarë i thonë. Gjiknuri: Tërheqjen nga gjyqi me CEZ na e kërkoi FMN, BB dhe BE
Qeveria nuk ka asnjë kompleks të tregojë se nuk ka pavarësinë të marrë asnjë vendim lidhur me çështje të interesit publik. Edhe marrëveshjen e shumëpërfolur të mirëkuptimit me CEZ thotë se e firmosi me kërkesë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, si kusht që këto institucione të japin kredi për investime në sektorin energjitik.
Nuk kanë të sosur vezët, sulmohet sërish Isa Mustafa
Edhe një ngjarje tjetër me objekt poshtërimin e kryeministrit Isa Mustafa është shënuar sot në Kosovë. Mediat e Prishtinës njoftojnë se ngjarja këtë herë ka ndodhur jo në sallën e Kuvendit, por në Podujevë, gjatë një vizite që kryeministri ka kryer me rastin e “ditës së Mjedrës” dhe një subvencioni që USAID ka dhënë për kultivimin e kësaj bime. Mustafa është sulmuar me vezë me të filluar fjalimin nga disa persona.
Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarit.
Kryedemokrati i Lushnjes, qendrës: Ju bëri Berisha me para dhe latë gratë….
Sot kryetari I PDsë Lulzim Basha është në Lushnje për një “dëgjesë” me bazën dhe simpatizantët për rezultatin elektoral. Po ndërkaq kreu i PD-së Lushnjë Myslim Murrizi, ka deklaruar në gazetën Sot humbja duhet analizuar me vërtetësi.
Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?
Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.
Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.