Slideri Kryesor

Arrestohet për korrupsion zyrtari i LSI në Lushnjë. Kërkoi 1 mln lekë të vjetra për një vend pune

Postuar në 04 Nëntor, 2015 11:38

Me urdhër të Prokurorisë policia arrestoi shefin e shërbimit të Emergjencave Civile të Lushnjës, Robert Shtëmbari nën akuzën për korrupsion pasiv.  55 vjeçari dyshohet se i ka marrë 1 milionë lekë të vjetra një qytetari për t’i gjetur një vend pune.

Mësohet se Robert Shtëmbari është emëruar në detyrën e Shefit të Emergjencave të Lushnjës si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Urdhëri i Prokurorisë për arrestimin e tij mban datën 30 teto, ndërsa ekzekutimi i urdhërit u krye një ditë më parë.

Kryeministri rumun jep dorëheqjen për zjarrin në lokalin e natës në Bukuresht. Në Shqipëri tingëllon disi e habitshme

Postuar në 04 Nëntor, 2015 10:39

Kryeministri rumun Viktor Ponta e mori vetë përgjegjësinë për atë që ndodhi në një lokal nate në Bukuresh javën e kaluar ku si pasojë e një zjarri humbën jetën 27 persona. Partia Socialdemokrate njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas protestave massive të një dite më parë. «Viktor Ponta është dorëhequr nga detyra. Dikush duhet të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi”-thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate rumune.

Ekspertët kontabël zbardhin shumën e përfituar nga vjedhja me ilaçet. Për periudhën Janar 2013- Tetor 2015 dëmi arrin në 2.2 milionë euro

Postuar në 04 Nëntor, 2015 10:09

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim raportin e ekspertëve kontabël në kuadër të procedimit penal të njohur tashmë si “Farmacitë 2”, në bazë të të cilit është arritur në konkluzionin se nga skema e dyshuar mashtruese, me subjekt qëndror “Omega Pharma” dhe bashkëpunues drejtuesit e disa farmacive në Tiranë, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro.

Tjetër letër nga Blushi, sqaron qëndrimin për Lef Nosin dhe një mbrojtje për gjyshin Shuteriqi

Postuar në 04 Nëntor, 2015 10:01

Ben Blushi ka zgjedhur t’i drejtohet me një letër publikut për të sqaruar qëndrimin e tij për Lef Nosin, historinë e të cilit e ka përfshirë në romanin më të fundit “Kandidati” duke iu përgjgjur në të njëjtën kohë edhe një letre të botuar të Mitrush Kutelit ku flitet për gjyshin e tij Dhimitër Shuteriqi.

Pse ministri Gjiknuri e quan absurd hetimin ndërkombëtar për CEZ?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 09:26

Qeveria nuk do të mbështesë asnjë hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ dhe paralelisht do të kallëzojë në Prokurori ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Arsyet pse qeveria nuk është pro një hetimi ndërkombëtar i ka zbuluar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili është I kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre gjatë negociatave për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke.

“Tv Klan” i jep fund “karantinës”/Berisha kundër linjës së “kalamanit” Basha: Jo sistem zgjedhor me prim

Postuar në 04 Nëntor, 2015 00:12

Tashmë nuk është sekret: për disa çështje, Sali Berisha është i koordinuar me Ilir Metën dhe Lulzim Basha, deri diku me Edi Ramën. Aferat dhe akuzat e mëdha për momentin janë hedhur pas, për të dalë në një temë thelbësore dhe me rëndësi strategjike: sistemin zgjedhor. Hipokrizia dhe mohimi prej fëmije që kryeministri i bën informacionit se ai po përpiqet për një sistem me prim, nuk është marrë seriozisht dhe lëvizja që ka zënë fill që me aferën CEZ-DIA, po zbulon se skena politike aktuale është katërpolare.

Ministri grek i Arsimit: “Nuk ka patur genocid ndaj grekëve të Pontit. Spastrim po”. Një qasje që vlen edhe për pretendime të ngjashme në Shqipëri

Postuar në 03 Nëntor, 2015 23:18

Ministri grek i Arsimit, Nikos Filis, ka provokuar debate me një intervistë të vetën në “STAR TV” teksa ka deklaruar se nuk ka patur genocid ndaj Pondëve(grekë të Pontit, ose otomanë  grekë kristianë). Duke shprehur mirëkuptim për vuajtjet e kësaj pjese të popullsisë greke, për masakrta dhe vrasjet, ai ka deklaruar se përkufizimi më i saktë do të ishte diçka mes spastrimit etnik të përgjakshëm dhe genocidit. “Kjo është diçka e ndryshme nga i ashtuquajturi genocid në kuptimin shkencor”, qartësoi Filis.

Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius

Postuar në 03 Nëntor, 2015 20:02

Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.

TCh: Becchetti ekstradohet në Shqipëri brenda 15 dhjetorit

Postuar në 03 Nëntor, 2015 19:40

“Top-Channel” raporton se sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, pronar i “Agon Channel”, është  ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë dhe se brenda 15 dhjetorit do të kryhet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. “Në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.

Policia Shkencore: Ish-deputeti Armando Prenga mashtroi. Ai ka qëlluar me një armë pa leje dhe jo armën që ka me leje

Postuar në 03 Nëntor, 2015 18:31

Prokuroria ka dorëzuar sot raportin e laboratorit të Policisë Shkencore që ka analizuar gëzhojat e gjetuar në ngjarjen e Patokut ku u përfshi edhe deputeti(i larguar) socialist Armando Prenga. Dhe Policia Shkencore ka arritur në përfundimin se “gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës materiale, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin”.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor