Slideri Kryesor
Të punësuarit në qershor, sa në mars 2013
Kohët e fundit, INSTAT-i bëri një rishikim të serisë kohore të shifrave të punësimit, bazuar në Censusin 2011. Kjo gjë bën tani të mundur krahasimin kohor të këtyre shifrave para dhe pas qershorit 2013.
Përqindja e të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së ka zbritur në nivelin e shtatorit 2012
Kohët e fundit, INSTAT-i ka prodhuar një seri tremujore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën 2008-2015. Kjo gjë bën të mundur llogartjen e treguesit të vjeljes së të ardhurave buxhetore si përqindje e PBB-së për çdo tremujor (Ky tregues përdoret për krahasime kohore, pasi zhvesh ndikimin e rritjes ekonomike dhe të rritjes së çmimeve nga tremujori në tremujor).
Shënim: Një akt i mirëpritur
Ngjarja e sotme e “sulmit me vezë” ndaj kryeministrit përçoi një mesazh jo pa rëndësi, në një skenografi të duhur. Ishin disa studentë ata që ndërmorën përgjegjegjësinë e “sulmit”, por edhe akuzës publike me fjalë të rënda si 'hajdut' e 'sharlatan'. Arsye zyrtare e reagimit u tha se ishte reforma në arsim, që sipas disa pikëpamjeve është përjashtuese për një kategori studentësh. Akuza “hajdut” nuk ka lidhje me reformën në arsim, e sidoqoftë, një reagim sado minimal në një vend ku askush nuk reagon, fiton natyrë politike.
Në prag të rënies së madhe financiare globale
Paul Mason, editor i çështjeve ekonomike në Channel 4 News shkruan një opinion për pikiatën financiare dhe ekonomike ku po hyn bota. Opinioni është botuar në gazetën e njohur “The Guardian” me një titull alarmues: Prag Apokalipsi: a ka nisur shkërmoqja financiare e madhe? Madje edhe fotoja shoqëruese është një bombë bërthamore që shpërthen, si për të emfatizuar pasojat e mëdha traumatike që do të sillte rënia ekonomike si e viteve ‘29-33. Arsyeja e kësaj sinteze që çon në pesimizëm është kriza e vitit 2008 dhe sidomos roli i bankave qendrore në meanxhimin e saj.
Rama i pakënaqur me kuotat e anëtarësimeve, kritika deputetëve në mbledhjen e grupit
Anëtarësimet në parti duket se nuk po e kënaqin kryeministrin Rama. Gazeta Panorama raporton se kryeministri ka kritikuar disa prej deputetëve socialistë për mënyrën e aktivizimit të tyre në bazë. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në selinë e PS-së, Rama ka thënë se “jo të gjithë deputetët po punojnë njësoj”.
Rama ka kërkuar një prezencë më aktive të disa deputetëve në zonat ku ata janë zgjedhur, lidhur me rritjen e numrit të anëtarësimeve dhe organizimin e strukturave lokale.
Çertifikata fiskale për biznesin e vogël, masë e vonuar, improvizim dhe kopjim
Kryeministri premtoi sot se për biznesin e vogël do të veprohet me një masë shtesë me synim shmangien e kontrolleve të shpeshta tatimore. Sipas tij ato binzese që janë kontrolluar do të pajisen me një çertifikatë njohëse. Mirëpo kjo masë ngjan të jetë huazuar nga propozimet e opozitës, teksa kreu i saj Lulzim Basha e ka bërë të njohur këtë fakt. “Si çdo kopjim i keq, dhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka bërë paketës sonë është i bastarduar, i pjesshëm, demagogjik, ineficent. Kryeministri i rrëzuar e përvetësoi propozimin tonë dhe e shpalli sot para biznesit të vogël.
“BE-ja në dorë të Gjermanisë dhe të Merkelit. Të tjerët, thjesht janë strukur”
Europa e Bashkuar varet sot nga një person i vetëm: Angela Merkel. Kjo jo sepse Merkel është e vetmja europiane që do dhe lufton për projektin e BE-së, por sepse ajo është e vemtja nga drejtuesit europianë që është e angazhuar dhe ndoshta beson në të. Ky është mendimi që jep në Deutsche Welle, Barbara Wesel, sipas së cilës nëse do të duhet ruajtur struktura e BE-së, kërkesa për zëvendësimin e Angela Merkel duhet shtyrë për ca. “Faktikisht Angela Merkel është për momentin e pazëvendësueshme.
Qëllohet me vezë makina e kryeministrit Rama. Edhe takimi me biznesin kaloi me tensione (Video)
Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë, sapo ka dalë nga takimi me biznesin e vogël, zhvilluar sot në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet. Mësohet se vezet kanë rënë mbi automjetin e kreut të qeverisë. Policia (sipas të dhënave paraprake, ende jo zyrtare) ka shoqëruar së paku 8 persona si të dyshuar për incidentin. Edhe klima në takimin me biznesin e vogël nuk ishte fort mikëpritëse për kryeministrin që ndeshi në disa pyetje për arbitraritetin në aksionin kundër informalitetin.
108 miliardë lekë dëmi ekonomik në buxhetin e 2014. KLSH auditoi 129 institucione shtetërore
Shkeljet në tendera apo shpërdorimet e tjera nga institucionet buxhetore përgjatë vitit 2014 kapën vlerën e 108 miliardë lekëve. Shifra u bë publike nga kryteari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.
Ai tha se KLSH auditoi 129 institucione buxhetore, një pjesë e madhe e të cilave rezultuan me shkelje dhe shpërdorime fondesh. Leskaj u përgjigj edhe për auditimin e marraveshjes së mirëkuptimit me CEZ ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit u shkaktua një dëm prej 479 milionë eurosh.