Përqindja e të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së ka zbritur në nivelin e shtatorit 2012
Kohët e fundit, INSTAT-i ka prodhuar një seri tremujore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën 2008-2015. Kjo gjë bën të mundur llogartjen e treguesit të vjeljes së të ardhurave buxhetore si përqindje e PBB-së për çdo tremujor (Ky tregues përdoret për krahasime kohore, pasi zhvesh ndikimin e rritjes ekonomike dhe të rritjes së çmimeve nga tremujori në tremujor).
Duke kombinuar të dhënat më të fundit të INSTAT-it dhe të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore në tremujorin e fundit ishin sa 24.9% e vlerës së PBB-së – aq sa ç’ishin në tremujorin e tretë të 2012-ës.
Siç duket qartë në grafikun e bashkëngjitur, vjelja e të ardhurave buxhetore pësoi një rënie të ndjeshme gjatë fushatës zgjedhore të 2013-ës (zbriti në 21.6% të PBB-së) dhe pati një rritje graduale deri në mars 2015 (27.3% të PBB-së). Ndërsa në dy tremujorët e fundit pësoi përsëri pikiatë, duke zbritur në nivelin e shtatorit 2012 (24.9%).
E.Zaloshnja
Comments
Kane dale shifrat e
Kane dale shifrat e tremujorit te trete te 2015 per PBB nga Instat?
Add new comment