Ekspertët kontabël zbardhin shumën e përfituar nga vjedhja me ilaçet. Për periudhën Janar 2013- Tetor 2015 dëmi arrin në 2.2 milionë euro
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim raportin e ekspertëve kontabël në kuadër të procedimit penal të njohur tashmë si “Farmacitë 2”, në bazë të të cilit është arritur në konkluzionin se nga skema e dyshuar mashtruese, me subjekt qëndror “Omega Pharma” dhe bashkëpunues drejtuesit e disa farmacive në Tiranë, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro.
Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash. Sipas hetimit të deritanishëm, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të fallsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.
Në vijim të hetimit pritet të saktësohet se si kjo shumë e përfituar në mënyrë të paligjshme (2.2 milionë euro) është ndarë ndërmjet “Omega Pharma” dhe farmacive të përfshira në këtë procedim penal.
Comments
legen minister, hajdut
legen minister, hajdut permanent.
Add new comment