Slideri Kryesor

Gjoba e Bashkisë për PD-në rrëzohet në gjykatë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:39

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i vendosi gjobë Partisë Demokratike pas protestës së 8 dhjetorit për dëmet që ajo shkaktoi. Gjoba ishte 16 milionë lekë të reja dhe ajo është aktualisht pjesë e një procesi për falsifikim firme. Gjithsesi, sot Gjykata Administrative ka vendosur pezullimin e gjobës dhe ka urdhëruar ndalimin e çdo veprimi të Bashkisë deri në gjykimin final të çështjes. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320687&fundit

TAP, premton ministri: "Punimet në terren nisin në mes të vitit 2016"

Postuar në 29 Shkurt, 2016 16:01

Është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit Këshilli i dytë Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë një sërë përfaqësuesish politikë nga Ballkani, Italia, ShBA dhe Banka për Rindërtim. Këshilli ka rëndësi edhe për ecurinë e një projekti që i intereson Shqipërisë, siç është gazsjellësi Transadriatik, apo edhe një degëzimi të tij si gazsjellësi adriatiko-jonian.

Prioritetet kryesore të opozitës, dekriminalizimi dhe zgjedhjet

Postuar në 29 Shkurt, 2016 13:15

Pas një takimi me aleatët që ka zgjatur rreth 70 minuta, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpalosur 3 kushte që i janë vendosur mazhorancës. Ajo që bie në sy është se në prioritetet e opozitës është  dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira, dhe më pas reforma në drejtësi.

Ç’duhet bërë në Parkun e Liqenit Artificial

Postuar në 29 Shkurt, 2016 11:31

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës u krijua në vitin 1958, me një sipërfaqe prej 250 ha. Më pas, rreth Parkut u ndërtuan objekte, si Kopshti Zoologjik, Rruga e 1000 selvive, Varrezat e Dëshmorëve e Fidanishtja, të cilat e rritën sipërfaqen e tij në 440 ha.

Parku i Madh i Liqenit Artificial është park urban. Park urban quhet:

Një copë toke që përdoret për qëllime publike, me pak ose aspak ndërtime pranë qytetit, që përdoret për qëllime rikrijuese dhe zbukuruese;

Një shesh peizazhistik i qytetit;

92 milionë euro më pak investime të huaja në 2015

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:58

Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

Merkel kritikon Austrinë: Nuk mund ta çojmë Greqinë në kaos

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:48

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë, duke kritikuar qëndrimin e Austrisë.Në një intervistë dhënë televizionit ARD, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.

Heshtja e PS-PD për opinionin e Venecias dhe dilema për dorëzimin e mandateve të opozitës

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:22

Asnjë nga dy partitë e mëdha nuk komentoi draftin final të opinionit të Venecias për reformën në drejtësi. Çuditërisht të dyja selitë e kaluan në heshtje dokumentin që në një farë mënyre është pranuar nga palët si arbitri i reformës në drejtësi. Të dyja krahëve u ka interesuar heshtja dhe nuk përjashtohet mundësia që mes PS e PD të ketë patur një pakt për të mos  komentuar hë për hë opinionin e Komisionit të Venecias.

Mbyllja e kufijve të Shqipërisë shmang dyndjen e emigrantëve në Puglia

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:52

Greqia nuk duhet lënë vetëm, por një hapje e kufive të Shqipërisë do të shtonte rrezikun e një orientimi të fluksit të emigrantëve drejt brigjeve të Pulias. Sipas ministrit të jashtëm italian Anxhelino Alfano, iluzioni se Greqia mund ta përballojë e vetme krizën mund çojë drejt një rrënimi të sistemit. "Rreziku i hapjes së një rruge detare të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Pulias është evident dhe duhet marrë paraysh. Mund të kthehet në një problem për gjithë Europën, ndaj duhet të punojmë bashkarisht.

Trump prish gjumin e shumëkujt. Ish-Shefi i CIA-s: “Ushtria mund të mos i bindet për urdhëra ekzekutimesh”

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:35

Udhëtimi i Donald Trump drejt Presidencës amerikane po percepthet si një realitet i cili nuk ëhstë më dhe aq i pamundur. Mediat janë vënë në lëvizje me gjithfarë argumentesh, ndonëse në finale është mekanizmi i votës ai që do të provojë nëse “Ëndrra Amerikane” do të realizohet tek ambiciet e miliarderit showman. Kjo po u prish gjumin shumë njerëzve në SHBA, që nuk duan të besojnë se Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pas një fushate ku ai praktikisht guxoi të thoshte çfarë i donte qejfi.

Edi Rama rinovon kontratën me PS

Postuar në 28 Shkurt, 2016 17:37

Sekretari për Kordinimin në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa bëri sot publik ndryshimet në statutin e Socialistëve. Drafti propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kryetarit kur partia është në pushtet dhe kur është në opozitë. Kjo konsiton në votimin e kryetarit sipas parimit "një anëtar një votë" kur partia është në opozitë dhe rinovimin automatikisht të mandatit kur partia është në pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor