Slideri Kryesor
Venecia u lë në dorë "pataten”
Politika shqiptare duhet ta nxjerrë nxjerrë me duart e veta pataten e nxehtë të reformës në drejtësi, pasi sipas Komisionit të Venecias dakordësia për cëcshtjet që ndajnë palët duhet të jetë politike dhe jo ligjore.
Rama: PS në proces transformimi, po hapemi si parti
Krenar për PS-në, si e vetmja forcë për Shqipërinë e së ardhmes, është shprehur kryeministri Rama pas votimit për delegatët e Tiranës në kongresin e Partisë. Ai ka numëruar proceset e shumta zgjedhore që janë bërë vetëm në një muaj në PS, Rama ka deklaruar se janë këto procese që bëjnë diferencën mes PS dhe të tjerëve.
S'ka fund ankthi i grekëve, FMN parasheh krizë të borxhit në mars
Geqia do të ndeshet me vështirësi të mëdha për shlyerjen e borxhit në fund të muajit mars. Konstatimi është i Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas një burimi që ka referuar për gazetën gjermane Der Spiegel.
FMN këmbëngul në mbajtjen e premtimeve për reformën e pensioneve duke bllokuar raportin e vlerësimit që do t'i hapte dritën jeshile paketës së tretë të shpëtimit. Sipas FMN, përderisa qeveria nuk arrin të taksojë siç duhet prodhuesit atëherë është e detyruar të bëjë shkurtime në sektorin e pensioneve.
BE nuk uron zgjedhjen e Thaçit si President
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.
Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.
Serveri i Tatimeve, Shkëlqim Cani thirret për të dhënë shpjegime
Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.
Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
Kryeministri dhe sondazhet e Gjeneratës...
Qëkurse hyri në politikë Edi Rama ka ndjekur një strategji injorimi dhe përqeshje të opozitës, e cila rezultoi e suksesshme në planin e marrëdhënieve me publikun, pasi u konvertua në 3 mandate për bashkinë e Tiranës. Në vitet e para si ministër i Kulturës apo kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama satirizoi opozitën si të thuash në një raport të ngjashëm me atë që Partia e Punës bënte me ballistët dhe Ballin Kombëtar.
Një hap drejt riunifikimit, Qipro: Turqishtja të përfshihet në gjuhët zyrtare të BE-së
Qipro kërkon që turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian, nisur nga fakti se greqishtja, që është një nga dy gjuhët e ishullit, njihet si e tillë në BE. Lajmi është bërë publik nga mediat qipriote dhe turkse që shkruajnë se presidenti Nicos Anastasiades ka dhënë udhëzime për ndjekjen e procedurave të aplikimit. Më tej akoma, ka qenë presidenti që ka informuar për qëllimet e vet liderin e turqve të Qipros, Mustafa Akinci, që sipas kësaj gazete i shërbejnë runifikimit të ishullit të ndarë nga konflikit i vitit 1974.
“Hetim dhe dënim për ngjarjen e “Bombës në Ambasadën Sovjetike”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar sot një takim në kujtim të ngjarjes së rëndë që në histori njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Ndodhur më 22 shkurt 1951, ajo çoi në pushkatim pa gjyq të 22 intelektualëve që u konsideruran si përgjegjës të saj dhe përfaqësues të një opozite. Koha provoi, qysh atëherë, se kjo ishte e pavërtetë dhe se në fakt pushkatimi i tyre bashkë me internimin dhe përndjekjen e familjeve është një ndër krimet më monstruoze të Diktaturës.
Hashim Thaçi zgjidhet presidenti Kosovës
Hashim Thaçi është presidenti i ri i Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës, në Parlamernt dhe jashtë, saj, ish-kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtë i saj është zgjedhur në krye të shtetit. Thaçi u zgjodh në raudin e tretë, pasi në raundin e parë nga 80 deputetë të pranishëm votuan 60 pro Thaçit, 4 pro Rafet Ramës dhe 27 vota ishin të pavlefshme. Në raundin e dytë, Thaçi mori Thaçi mori 64 vota, kurse Rafet Rama 2 dhe 15 vota rezultuan të pavlefshme.
Nga kriza ekonomike drejt një krize humanitare
Dramatike zhvillimet e orëve të fundit në Greqi. 25 mijë emigrantë ndodhen të bllokuar në shtetin fqinj në pamundësi për të kaluar drejt Europës Qëndrore. Maqedonia, Sllovenia dhe Austria, Serbia dhe Kroacia kanë limituar në maksimum numrin e emigrantëve që u lejohet të kalojnë përmes territoreve të tyre. Në deklaratën e përbashkët të policive të këtyre vendeve thuhet se ato janë të detyruara të kufizojnë numrin e emigrantëve që depërtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mundësuar kontrollin e tyre sipas kritereve të zonës Shengen.