Slideri Kryesor
Kokëdhima distancohet nga Balili: Është i LSI-së
Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka reaguar sot lidhur me akuzat që u bënë në adresë të tij dje në parlament për lidhje me Klement Balilin. Kokëdhima thotë se ky i fundit është një propozim i LSI-së dhe se nuk ka njohje personale me të.
Qeveria kërkon përgënjeshtrim nga CNN për Balilin (Letra)
Qeveria nuk e ka gjumin të qetë pas publikimeve në CNN Greek se oficerë të policisë kanë pohuar për homologët grekë pamundësinë për të arrestuar Klemend Balilin, të cilit i ofrohet mbrojtje politike.
Në një letër që mban firmën e Andi Likaj, dërguar CNN grek ambasada jonë ka dhënë sqarimet e nevojshme pas një shkrimi të publikuar pikërisht në këtë media, pak ditë më parë, ku theksohej se ‘Escobari” nuk prekej pasi kishte lidhje të forta me politikanë të lartë në Tiranë.
Ikën Shukriu, PS kërkon të zbulohen organizatorët e puçit
Përmes deputetit të Dibrës, Ulsi Manja qeveria shprehu qëndrimin e saj mbi skandalin e përfshirjes së kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili në afera seksuale. Pavarësisht se dënoi aktin e kryebashkiakut, Partia Socialiste beson se pas skandalit fshihet një skenar politik, të cilin duhet ta zbardhë drejtësia.
"Pistoleta e Elton Çiçës i përkiste zv.drejtorit të Doganave, Besmir Qibinit”
Pistoleta që u zhduk nga Alban Trimi pas vrasjes së Elton Çiçës sipas një mesazhi të publikuar nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook” është e zv/drejtorit të Doganave, Besmir Qibini. SMS-ja gjithashtu tregon se Elton Çiço është kushëri i parë me kreun e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi..
MESAZHI I PUBLIKUAR NGA BERISHA
Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?
Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili.
"Rilindja" sërish në video. Skandal me kryebashkiakun socialist të Peshkopisë Shukri Xhelili
Video është transmetuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Pamjet flasin vetë:
"Të Paekspozuarit" Videoskandali, kryebashkiaku... by 3-14-15-92
Në mëshirën e shtetit shqiptar/Qeveria ia del të pezullojë të drejtën për padi në Gjykatën e Strasburgut
Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi në parlament se është arritur marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më asnjë çështje të re nga Shqipëria. “Vonesa e shkaktuar me hyrjen e ligjit të pronave i dha Shqipërisë dhe një faturë shtesë financiare, por tashmë ligji është efektiv dhe gjykata nuk do të shqyrtojë më asnjë çështje të re”, deklaroi Rama. Gjykata e Strasburgut ishte shpresa e vetme e mbetur për qytetarët shqiptarë që të gejnin pak drejtësi për pronat e tyre përballë një shteti bandit.
"Shkarkim nga detyra për zyrtarët që përfliten", tha ministri Manjani. Jo në rastin e Autoritetit Rrugor dhe pas një aksidenti tragjik
DREJTORI XHIKA REFUZON TË SHPJEGOJË PËRSE NUK... by 3-14-15-92
Marrë nga: "Tv Klan"
Rasti “Balili”, lufta e vjetër PS-LSI, një opozitë në jerm dhe një Ministri e Brendshme që nuk është për t’u besuar më
Rasti i Klement Balilit po nxjerr në dritë se deri ku i ka zgjatur duart politika në aktivitete kriminale, mbrojtjen e tyre apo edhe mbështetjen e forcës elektorale mbi njerëz që kanë lidhje me botën e jashtëligjit. Deklaratat e sotme flasin për një instrumentalizim të çështjes e cila për fat të mirë ka nisur nga jashtë.
Dy standarde nga LSI
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi sot se Balili është shkarkuar nga detyra, pasi sipas tij “ky është minimumi që mund të bëhet në rastet kur zyrtarë të ndryshëm Përfliten”.
Kodheli në Gjermani/Zona rreth Serbisë e pasigurtë, kurse Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësim. Kërkohet pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Egje
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka dhënë një intervistë agjencisë gjernane të lajmeve “Deutsche Welle” në kuadër të vizitës së saj në Gjermani. Kodheli është pyetur për shumë gjëra, por komentet e saj kanë rëndësi në disa çështje, pasi paraqesin pikëpamjen e qeverisë aktuale dhe angazhimet e saj.
Zgjerimi i NATO-s, zona rreth Serbisë e pasigurtë. Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësimin