"Rilindja" sërish në video. Skandal me kryebashkiakun socialist të Peshkopisë Shukri Xhelili

Postuar në 12 Maj, 2016 21:15

Video është transmetuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Pamjet flasin vetë:

"Të Paekspozuarit" Videoskandali, kryebashkiaku... by 3-14-15-92

 

Më poshtë edhe sqarimi i denoncueses së këtij akti nga kryetari i Bashkisë së Peshkopisë:

Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.

Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?

Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

Gazetari: Po ti sa vjeç je?

Denoncuesja: 20

Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?

Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

Gazetari: Në çfarë vendesh?

Denoncuesja: Në hotel

Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

Denoncuesja: E largova

Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

Denoncuesja: Sepse është një rast shumë…që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt

Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas? Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

E hengerte mortja kurvarin e mutit.
Turperoi femijet , gruan e njerezit qe e rrethojne.
Me mire te vrase vehten, se burgu nuk eshte per te. Burgu eshte per burra e jo per kurvare shteterore qe shfrytezojne postin per kurvnillek nga hallexhijet qe nuk kane buke per te ngrene.
Mire qe eshte kurvar, po ne foton lart, eshte edhe me breke me vrime mu ne bythe.
Te hengerte mortja, edhe kryetar edhe me breke me vrime.
Hyyyt kurvari i mutit. Edepsez e lanet besimi i popullit.
Jazek te qofte.
Bukeshkale.

Submitted by Arben (not verified) on

Keshtu ndodh kur brekegrisurit marrin pushtetin! Por gjithsesi fajin e ka Saliu per klimen qe krijoi nder vite! Ai uli kualitetin e gjerave ne Shqiperi dhe nuk ka faj Rilindja per keto fenomene! Do i duhet shume pune per te rregulluar klimen sociale ne vend dhe kjo nenkupton 4-5 mandate rradhazi! Sa te jete Saliu aktiv ne politike keto gjera do ndodhin per fat te keq! Turp per opoziten qe perpiqet te perfitoje nga keto gjera te cilave vete ua krijoi hapesirat!

Submitted by sh mire (not verified) on

SH MIRE E KE THENE, jane bere njerezit te babezitur.
edhe ata qe kapen me droge e kane nga mungesa e parave, nuk jetojne dot, nuk martohen dot e te krijojne familje

Submitted by cufi (not verified) on

hahahaha fajin e ka Saliu se rilindja smund ta mbaje dullen ne breke, hajde popull hajde po mire jau be rilindja se vajzat dhe grate tuaje po q...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.