Slideri Kryesor
Shqipëria po dorëzon sovranitetin(edhe ky lapsus i miqve?)
Njëlloj si Atlasi në mitologjinë greke, që u shtrëngua të mbajë mbi kurriz barrën e pamundur të qiejve, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po ballafaqohen sot me malin e pakapërcyeshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së vendit. Fjala është për Aneksin e projekt amendamenteve të Kushtetutës, i cili ka cene dhe të meta të papranueshme dhe juridikisht të pakapërcyeshme.
ERE refuzon kërkesën për ulje të çmimit të Energjisë
Opozita ka kërkuar sot në uljen e mëtejshme të çmimit të energjisë nisur nga përmirësimi i treguesve të kompaninve të energjisë. Kjo i është kërkuar drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, por që është hedhur poshtë nga titullari në fjalë. “Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, p.sh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”, tha Petrit Ahmeti.
Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen
Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi.
Nuk është më deputet
Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.
Jemi në fazën e konvergjencës
Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë.
Aksidenti tragjik i Kavajës, që të Rilindësh duhet të vdesësh pa barriera (Video)
Prokuroria e Kavajës, ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë thonë se aksidenti i së shtunës në Kavajë, ku nëna me tre fëmijët u ngul në trafikndarësen e autostradës nuk do të kishte këtë bilancin tragjik, të vdekjes së dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
Socialistët nuk kanë burrëri. Reforma në drejtësi do përfundojë me pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”
Historiani Pëllumb Xhufi i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” në të cilën komenton disa zhvillime të ditës. Ndërsa e cilëson Sali Berishën një njeri të serbëve në Tiranë, Xhufi, ish-deputet dhe ish-zv.ministër, shton për reformën në drejtësi: “Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj.
Shënim: Berisha, një karrem njësoj si ai në vitin 1997
Dy ditët e fundit në disa media është ngritur shqetësimi se një nen i reformës në Drejtësi që flet për hetimin e zyrtarëve të lartë krijon mundësi që ish-ministra të qeverisë së Sali Berishës t’i ikin gjykimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit.
Puna, Zyrat e Punës dhe një praktikë që prodhon statistika të rreme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej disa ditësh tashmë, ka nisur një fushatë të vetën në profilin në Facebook, për punësimin. Me disa video promocionale, kryeministri sjell shembuj të njerezve që kanë gjetur punë përmes Zyrave të Punës, duke sugjeruar se në të gjithë vendin ka 31 mijë vende pune. Bashkë me logon “Punë ka, kërkohen profesionistë”, kjo minifushatë synon të sqarojë dhe të ulë peshën negative të perceptimit se në Shqipëri nuk ka fare punë.