Slideri Kryesor
Ballkani Perëndimor, zonë ku eksperimenti propagandistik rus po rezulton i suksesshëm
“The Washington Post” shkruan së fundmi për një kompolot afatgjatë të Rusisë në Ballkan. Autori Jaroslaë Wisniewski sugjeron që praktika propagandistike ruse në Ballkanin Perëndimor duhet të shërbejë si një mësim për SHBA-të, ndikimi i të cilave në këtë rajon po rrëshqet. Madje edhe në SHBA, sipas gazetës që citon burime të shërbimeve sekrete amerikane, Rusia po vepron në shkallë të gjerë për të goditur besimin e publikut ndaj zgjedhjeve të fundit presidenciale. Por cilat janë metodat propagandistike ruse për të cilat flitet kaq shumë e që vlerësohen kaq efektive?
Debat për turizmin në Itali, Briatore: “Nëse doni të pasur duhen hotele dhe shërbime luksi. Jo t’u tregosh detin dhe maseritë”. Reagimet: “Jo” në bllok
Salento, bregu përballë Shqipërisë nga Brindizi deri në Taranto ka njohur vitet e fundit një rritje të turizmit. Jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shërbime. Investimet në infrastrukturë dhe në mjedise janë shtuar ndjeshëm dhe kjo bie në sy menjëhërë, po ta krahasosh me 10 vite më parë. Në thelb turizmi salentin bazohet në pak gjëra që ngrenë peshë: deti i pastër, ushqimi shumë i mirë, tradita e maserive dhe peizazhi i dominuar nga ullinjtë. Po kështu Salento është një zonë me pasuri arkeologjike shumë të mëdha.
Rilindja, ose Rrumpalla 2.0
Gazeta “Shekulli” publikon sot një fjalë të ministrit aktual të Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, mbajtur më 3 tetor 2013 në Parlament. Pra pasi socialistët kishin ardhur në pushtet e po bëheshin gati të nisnin jetësimin e Rilindjes së Shqipërisë.
Terminali i ri në Tiranë/Pronari i tokës akuzon Erjon Veliajn: Më tha t'ia shes të huajve
Pronari i tokës ku do të ndërtohet terminali i autobusëve në kthesën e Kamzës kundërshton nisjen e punimeve dhe pretendon se pronën ia kanë njohur 6 vendime gjykate, duke përfshirë edhe atë Kushtetuese. Hajdin Qevani, në një intervistë për "TemaTv" paraqet dokumentacionin përkatës dhe shpreh shqetësimin e tij për këtë çështje. Ai ka kontaktuar menjëherë me bashkinë e Tiranës dhe thotë se ka hasur në arrogancë.
Beci: Inkorporimi i paskajores gege në standardin e shqipes nuk është i këshillueshëm
Gjuhëtari Bahri Beci ka qenë i ftuar sërish në studion ""Zululand" në "TemaTv" ku ai ka folur mbi standardin e shqipes, por edhe mbi raportin që gegërishtja e toskërishtja kanë patur e kanë me të.
Beci tha se do të kishte qenë më e natyrshme nëse regjimi komunist nuk do t’i kishte prerë rrugën në vitin 1972 shqipes zyrtare që kishte vite që përdorej e që kishte për bazë gëgërishten. Por Beci ka hedhur poshtë mendimin se me Kongresin e 1972-it gegërishtes i është bërë penalizim.
Gazetarja hap emisionin me një bimë hashashi. Policia që duam ndërhyn dhe kryen veprimet (video)
Gazetarja Eni Vasili ka realizuar dje në "News24" një emision për hashashin. Me një rrënjë bime në dorë ajo është shfaqur në studio, çka ka sjellë policinë në mjediset e televizionit për të ndjekur procedurat e zakonshme.
Projeksion i frikshëm i përhapjes së Alzheimer deri në vitin 2050
Αlzheimer është një nga sëmundjet me rritjen më të madhe vitet e fundit dhe një kërcënim real për njerëzimin. Në ditën Botërore të kësaj sëmundje raportohet se pacientët prekur me Αlzheimer në rang global të jenë 44 milionë dhe pritet të arrijnë në 65.7 milion në vitin 2030 dhe 115.4 milionë deri në vitin 2050. Vetëm Europa numëron 10 milionë të prekur nga kjo sindromë. Ajo që vihet re është përhapja e kësaj sëmundje në moshat e treta.
LSI me teatrin e radhës për importin e pehrave. Shoqëria civile të monitorojë në doganë mbetjet e rrezikshme
Miliona euro xhiro në biznesin e riciklimit të mbetjeve për LSI-në janë një realitet që nuk duhet injoruar dhe argument që Shqipëria të lejojë importin e plehrave. Sot Petrit Vasili ka bërë teatrin e radhës, duke u përpjekjur të tregojë ndjeshmërinë e LSI-së ndaj shqetësimeve të shoqërisë civile lidhur me importin e mbetjeve.
Këshilltari "falas" i kryeministrit i futet bamirësisë, Tony Blair mund të tërhiqet nga konsulenca për Edi Ramën
Gazeta Shekulli shkruan se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, dhe kësisoj vihet në pikëpyetja edhe aistenca e tij si këshilltar pranë Edi Ramës.
Shakatë zyrtare të Haki Çakos dhe Policisë së Shtetit: Monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka më parcela të mbjella me kanabis (dokument)
Tjetër gjë të shohësh sesi në Shqipëri vijnë avionë të vegjël për t’u ngarkuar me drogë dhe ndryshe ta shohësh realitetin me dylbitë e policisë shqiptare, e cila po shënon rekorde sa i përket përkushtimit për të mbrojtur politikisht ministrin apo qeverinë me komunikata shtypi. Policia e Shtetit ka raportuar sot se në terren nuk ka më asnjë parcelë të mbjellë me kanabis sativa. A mund të besohet kjo kur vetëm pak ditë më parë u zbulua aksidentalisht pista e avionëve Piper në Durrës apo kur 700 kg kanabis të nisura nga Vlora u kapën në Bari.