Këshilltari "falas" i kryeministrit i futet bamirësisë, Tony Blair mund të tërhiqet nga konsulenca për Edi Ramën
Gazeta Shekulli shkruan se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, dhe kësisoj vihet në pikëpyetja edhe aistenca e tij si këshilltar pranë Edi Ramës.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij, ish-kryeministri britanik ka thënë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse. “Për këtë qëllim ne jemi duke bërë ndryshimet e mëposhtme: do të mbyllim “Tony Blair Associates”. Do të mbaj një numër të vogël të konsulencave personale për të ardhurat e mia, por 80 për qind e kohës sime do të jetë për anën jo-fitimprurëse”, ka thënë Bler. Refereuar kësaj deklarate Shekulli thotë se Tony Blair mund të mos jetë më këshilltar “falas” për qeverinë shqiptare.
Në fillim të gushtit të kaluar, Toni Bler erdhi te vila qeveritare në Dhërmi, duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar, nën shoqërinë e Edi Ramës. Ky i fundit postoi vetë në faqen e tij në “Facebook” një foto me ish-kryeministrin britanik.
Toni Bler u njoftua se do të ishte këshilltar i qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama që në ditët e para të formimit të qeverisë, në shtator 2013. Ai do të jepte këshilla për tërheqjen e investimeve, promovimin e turizmit dhe për t’i dhënë një hov të ri procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Rama kishte kërkuar këshilla si se të modernizonte qeverinë apo të implementote axhendën e reformave.
Në fillim të gushtit 2013, Blair i organizoi Ramës vizitën e parë zyrtare në SHBA ku do takohej me liderë botërorë dhe aty rrëfente edhe angazhimin e vet si këshilltar qeverish dhe liderësh.
Në fund të vitit 2015, me një vendim qeverie, kompania e bashkëshortes së Toni Bler, Çeri, merrte edhe 150 mijë euro, për gjyqin e dështuar me “Rapiscan”, firmës që fitoi koncesionin nga Berisha për skanimin në pikat doganore. “Omnia Strategy”, kompania e zonjës Bler mendohet të ketë marrë gjithsej 645 mijë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me “Rapiscan”, kur në fakt nuk është zgjidhur asgjë, pasi firma vazhdon të marrë pagesat për çdo skanim.
E themeluar në vitin 2011 nga Çeri, “Omnia” ishte burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare. Debati lindi për shkak të rolit të Toni Bler si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që prej vitit 2013.
Comments
E cna duhet konsulenca e
E cna duhet konsulenca e Toni Blerit ? Krye-misri yne ka konsulencen e pa cmuar te taksistit te tij.
Add new comment