Slideri Kryesor

Kolonja, Dibra dhe pikpyetjet e 2017-ës

Postuar në 21 Nëntor, 2016 23:50

Kandidati socialist në Kolonjë mori rreth 5100 vota të djelën, për t’u bërë kryebashkiak. Po të kthehemi prapa 3 vjet në kohë, vetëm 200 kolonjarë më tepër votuan që Edi Rama të bëhej kryeministër. Nga ana tjetër, kandidati agraro-ambjentalist mori rreth 3000 vota, ose vetëm 300 më pak se sa mori Berisha para 3 vjetësh, kur donte të vazhdonte punën si kryeministër (shih grafikun më poshtë).

Manovra me “një letër nga Europa” për ligjin e mbetjeve. Protestë më 24 nëntor, por a do të jetë e njëkohshme në disa qytete?

Postuar në 21 Nëntor, 2016 22:34

Nicholas Hanley, përgjegjës i zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Zgjerimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin në Komisionin Europian, ka nisur një mendim për ligjin e mbetjeve që qëndron i pamiratuar ende në Kuvend, pas kthimit të tij nga Presidenti. Letra e zyrtarit të KE-së u publikua sot pasi ishte paralajmëruar se “mendim i BE-së”, nga Eduard Shalsi, iniciator i ligjit. Por Aleanca Kundër Importit të Plehrave mendon se kjo manovër e vockël me një “letër nga Europa” ka karakter manipulativ dhe asnjë nuk ka sesi të pranojë sugjerimet e saj.

Mirela Ruko ka nota të ulëta? Kjo nuk të bën pjesë të qelbësirave. Kush do protestojë? Studentët e ekselencës janë anëtarë të FRESSH-it

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:18

Ka nisur një sulm gati parashtetëror ndaj Mirela Rukos, studentes që i hodhi salcë apo bojë ministres së Arsimit. Arsyeja është e thjeshtë dhe tradhëton vetëdijen se me qeverisjen është bërë baltë. Se këta që qeverisin nuk honepsen edhe pse mund të fitojnë me 100%. Madje kjo mundet edhe të parathotë fundin e tyre si kastë e trashëguar politike.

Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:15

Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.

Garanton ministrja e Mbrojtjes: Ushtria mbron Atdheun...Por jo nga droga(video)

Postuar në 21 Nëntor, 2016 18:27

Ministrja e e Mbrojtjes ka qenë e pranishme në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku ka prezantuar projektbuxhetin 2017 për dikasterin e saj:

Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon

Postuar në 21 Nëntor, 2016 16:59

Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama.

Deputeti socialist kërkon dorëheqjen e Ilir Beqajt

Postuar në 21 Nëntor, 2016 15:17

Në Shqipëri çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe kjo më së shumti ka gjetur vend edhe në politikë. Samiti i diasporës dhe shpërthimet nacionaliste të kryeministrit, shoqëruar me salcën ndaj ministres së arsimit, Lindita Nikolla bënë që të harrohej shpejt skandali me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili doli në një regjistrim telefonik duke shkarkuar një drejtor të Kujdesit Shëndetësor vetëm e vetëm se nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste në Tropojë.

Shënim: Lëvizja “Kokëdhima”, çfarë synon ajo?

Postuar në 21 Nëntor, 2016 12:17

Koço Kokëdhima ka nisur një lëvizje politike brenda Partisë Socialiste. Ai nuk ka bërë ende të qartë, në formën e një projekti se çfarë synon kjo lëvizje, cilat janë objektivat e saj dhe ku shtrihet ajo. Duke parë kontekstin politik dhe lexuar fjalën e Kokëdhimës në Sarandë, para dy ditësh, mund të nxiren disa mendime - relativisht objektive - për atë se çfarë po synon kjo lëvizje:

Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t'i flasë popullit grek përmes mediave të vendit fqinj

Postuar në 21 Nëntor, 2016 12:08

Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t'i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit "Histori" që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni "Skai" ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor